Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Fun

    Historia e qytezës spanjolle të bllokuar në Francë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Pamja nga kështjella është aq e mrekullueshme, sa është e lehtë të kuptosh pse perandori ndërluftuese nuk duan të lëshojnë këtë luginë të gjelbër e të butë, të futur mes majave të mbuluara nga bora në malet Pirenej.

    Edhe pse është e vështirë të dallohet nga lartësia, ajo copë toke dikur ishte pjesa e munguar e një loje me përmasa kontinentale.

    [the_ad id="78756"]

    Ky është fati i Livias, një copëze Spanjë e bllokuar në Francë dhe një prej enklavave më të vjetra në Europë.

    Me shikim të parë, kufiri mes Francës dhe Spanjës në ditët e sotme duket se përkufizohet nga një vijë natyrale, që është vetë maja e Pirenejve, ku në disa pika arrin në lartësinë mbi 3000 metra. Por historia e këtij kufiri është e mbushur me luftë dhe diplomaci, por edhe gjeologji.

    Rreth 400 vite më parë, Europa Qendrore ishte e përfshirë në një konflikt të gjatë që do të njihej më vonë si Lufta e 30 viteve. Pjesë e saj, ishte edhe Lufta Franko-Spanjolle, që zgjati nga viti 1635 deri në vitin 1659. Kur principata e Katalonjës – e cila për shekuj shtrihej në të dy anët e Pirenejve – ra nën sundimin monarkëve spanjollë në vitin 1652, të njëjtin fat patën edhe tokat e saj në veri.

    Kjo ishte një sfidë për Francën, e cila donte të siguronte atë që e konsideronte si kufirin e saj natyral.

    Më në fund, Franca dhe Spanja arritën një marrëveshje, që u kulmua nga martesa e Mbretit Luigji XIV me një princeshë spanjolle. Por, demarkacioni mbetej një çështje ende e nxehtë. Negociatat vijuan për muaj dhe në nëntor 1659 u nënshkrua ai që njihet si Traktati i Pirenejve. E pas disa marrëveshjeve të tjera të nënshkruara më vonë, “33 fshatra” i kaluan Francës.

    Në mes të kësaj toke ndodhet edhe Livia, një vendbanim i lashtë, i konsideruar fshat nga francezët, por qytezë nga spanjollët, status që e kishte marrë përmes ligjeve katalanase.

    Ky detaj i vogël do të sillte pasoja afatgjata…

    Pas negociatave të shumta, ku asnjë palë nuk ndryshonte qëndrim, në fund, Mbreti i Spanjës vendosi ta mbante teknikisht qytezën si pjesë të vendit të tij, por vendbanimi, që i ka fillimet prej epokës romake, do të rrethohej nga të gjitha anët nga territor francez.

    Por kufiri i ri ndau një komunitet që vijon edhe në ditët e sotme të ketë të gjuhë të përbashkët dhe një ndjenjë identiteti. “Asokohe nuk ishte e dukshme që Livia do të përfundonte të ishte një enklavë”, shpjegon për CNN Michel Bougain, ekspert i periudhës. “Hartat që përdorën në atë kohë delegacionet nuk ishin aq të saktë dhe vetëm më vonë, kufiri mes dy shteteve u përcaktua përufndimisht, duke e shkëputur Livian nga pjesa trjetër e Spanjës”.

    Në vitin 1866 kufijtë u ratifikuan me një tjetër traktat, por një shekull më vonë rruga që banorët e ivias përshkonin të lirë drejt pjesës tjetër të Spanjës, u mbyll. Ata reaguan me indinjatë, duke shkatërruar tabelat që i detyronin të ndalonin. Situata u zgjidh pas disa vitesh duke ndërtuar një mbikalim, por deri në vitin 1985, kur u arrit marrëveshja e Shengenit, vetëm makinat me targa spanjolle mund të kalonin në të.

    Në ditët e sotme, me kufijtë thuajse të zhdukur brenda Bashkimit Europian, Livia është më tepër një destinacion turistik, sesa një “mollë sherri” mes dy shteteve. Lugina tërheq turistë me resortet e shumta të skive dhe të gjithë vendbanimet kanë lulëzuar përmes tregtisë dhe hotelerisë.

    Megjithatë, banorët vendas, edhe pse mund të kenë pasaporta të ndryshme, ndajnë të njëjtën trashëgimi dhe kulturë me katalanasit e tjerë. Ndoshta simboli më i fortë i këtij bashkimi është hapja në vitin 2014 e një spitali të përbashkët, që shtrihet praktikisht në vijën kufitare. Është i pari spital në Bashkimin Europian, i krijuar për të kuruar njëkohësisht pacientë nga dy shtete anëtare të ndryshme.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    31-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

    E qeshi Xhulin se Atdheu e la “live”, por Vivi ishte refuzuar poashtu në TV, pasi kishte puthur Samirin që në takimin e parë

    Vizita e Kurtit në Skënderaj/ Krerët e shikojnë tavanin mos e kanë prishur vërshimet

    “K*rvë, del pa më pytë”/ Vajza denoncon babain e saj për dhunë, thotë se s’ndihet e sigurt pranë tij

    Vendi ku jetojnë më shumë dele sesa njerëz

    Ky është njeriu më i shëndoshë në botë, peshon 298 kg dhe pi veç pije të gazuara

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.