Ndeshja mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich, krijoi shumë polemika sa i takon arbitrimit të ndeshjes. Një penallti e dhënë në fund në favor të bavarezve dhe e shndërruar në gol nga i zakonshmi Robert Lewandowski, bëri që skuadra e tij të fitonte “Der Klassiker”.
Lojtari i Dortmund, Jude Bellingham, pas ndeshjes hodhi akuza të rënda për arbitrin Felix Zwaye, i cili nuk u kursye aspak, teksa është shprehur se gjithçka ishte e fiksuar që para se të fillonte ndeshja.
“Ju i jepni një arbitri, që ka fiksuar ndeshje më parë, ndeshjen më të madhe në Gjermani dhe çfarë prisni pastaj? Për mua nuk është penallti. Hummels as nuk po e shikon topin dhe po lufton për të, kur e godet. Mund të shikoni më shumë vendime gjatë lojës”, shprehej Bellingham për ViaPlay.
Federata Gjermane e Futbollit e ka gjobitur Bellingham me 45 mijë dollarë dhe Dortmund nuk do ta apelojë vendimin.
Nga ana tjetër edhe policia ka nisur investigimin dhe pret vendimin e prokurorisë së Dortmund nëse do nisë një procedim penal për mesfushorin anglez.