I vetëshpalluri kandidat për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, në Pressing në T7 i ka quajtur anëtarët e kryesisë së degës së PDK në Drenas, të cilët kanë votuar për Driton Ajazin keqbërës, ndërsa herë – herë ata i ka quajtur ‘fëmijë’, sidomos kandidatin e degës për kryetar të Drenasit, Driton Ajazi. Të gjithë ata, sipas Lladrovcit janë njerëz që kanë probleme me ligjin, por ka pranuar se 70 për qind e Drenasit nuk e duan atë për kryetar.
Lladrovci ka apostrofuar gruan më të fuqishme të PDK-së në Drenas, Hyrie Xhemajlaj – Thaçi, e cila gjatë mandatit të Nexhat Demakut ka drejtuar dy drejtoritë më të rendësishme në Komunën e Drenasit, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Drejtorinë e Inspeksionit. Ajo është femra më e votuar në Drenas dhe nuk ka asnjë ‘njollë’ në karieren e saj politike. Një akuzë e shpifur ndaj saj dhe që nuk kishte të bënte fare me të, është hedhur poshtë nga gjykata, por Lladrovci, duke qenë se u frikohet njerëzve me autoritet në komunën e Drenasit është përpjekur ta minimizojë kontributin e Hyrie Xhemajlit, e cila aktualisht është kryetare e Gruas Demokratike në Drenas dhe nënkryetare e degës së PDK.
Në mbledhjen e fundit të kryesisë së degës së PDK në Drenas, në mesin e shumicës absolute të anëtarëve të kryesisë që votuan për nominimin e Driton Ajazit kandidat për kryetar të Drenasit ishin edhe tre nënkryetarët e degës dhe sekretari: Hyrie Xhemajlaj – Thaçi, Bekim Nika, Muhamet Kiçina dhe Adnan Thaçi./Vision Mega/