Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Hysni, kush u’a siguroj votat në Skenderaj?

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    ‘Filozofi’ i LVV, Hysni Mehani, i cili shfaqet me dy fytyra, me njerën para zgjedhjeve të 14 shkurtit e me një fytyrë krejtësisht tjetër pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ose me njerën në publik e me fytyrë tjetër në ‘hyqymet’, qenka përpjekur të arsyetohet pse nuk mori vota të mjaftueshme për ta zënë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Ganimete Musliu e Bekim Haxhiu – Kamishi po.

    “Pse unë nuk jam deputet nuk është mungesa e votës në Skënderaj, përkundrazi! Të më falni për mungesë të modestisë por vetëm unë kam votë sa dy herë e gjithë opozita në Skënderaj. Analizoni pak dhe do të shihni se jam në mesin e kandidatëve më të votuar nga opozita ndonjëherë, në mos më i votuari në Skënderaj. Dhe kjo më shumë se sa meritë e imja është meritë e subjektit që përfaqësoj. Tjetër gjë që kandidatët tjerë operonin në qytete më 20-30 mijë vota, ndërsa unë në një qytet me pak më shumë se 1500 vota e që u bën 4132 më 14 shkurt”, po thua ti.

    [the_ad id="78756"]

    Unë të pyes zotëri Mehani, si i sigurove ti këto vota. Thuaje, a nuk t’i siguroi këto vota Bekim Jashari. Të ndihmoi ty dhe LVV për ta dëmtuar PDK-në. Ai edhe zgjedhjet i bojkotoi për të njejtin qellim. Dhe tani, si kundërshpërblim po ia kthen, me atë që ke ‘kaçik’, heshtë si i pagojë, çka të sjell në Kuvend ia bën aminin. Çka don Bekim Jashari më shumë prej teje. Kam edhe një pyetje për ju zotëri, për ç’arsye nuk more vota edhe jashtë Skenderajt, siç arritën të marrin 6 kandidatë të PDK-së. Kosova është një zone zgjedhore. Unë e dy arsyen, sepse ty nuk të njeh askush, nuk të njeh as vetë elektorati i LVV, sado që duke e sulmuar parreshtur Hashim Thaçin e PDK-në more bajrakun e njeriut më të urryer për atë ‘djalin e Brojes’, siç e quani ju. Mos harro edhe diçka, në Kuvendin e Skenderajt ti je subjekti i tretë apo i katërt, AKR-ja është e dyta, ndërsa me numër të asamblistëve jeni njejtë me ‘41000’-shin e Malsor Bejtës.

    Paske thenë z. Mehana, se në familjen e babait të katër dëshmorëve në Qirez, Sheremet Sejdiu ke shku i pari e më vonë kanë ardhur Bekim Jashari e Ramiz Lladrovci, si ndodhi që të bëheni bashkë? Do të thotë t’i i paske prit ata për t’u bërë bashkë. Po paramendoj se sa telefonata ia ke bërë Bekim Jasharit dhe njerëzve të tij derisa i ke pritur të vijnë. “Ata e kanë shfrytëzuar rastin për të bërë një foto e për t’a përdorur”, ke thenë. Për çka po e përdorin paria e Skenderajt dhe e Drenasit atë fotografi? A mund ta shjegosh. Zotëri, për t’i përdorë për diçka, Bekimi e Ramizi i kanë fotografitë me Albin Kurtin e me Konjufcen, nuk u duhet asgjë fotografia me ty.

    E këta dy shokët dhe miqtë tu, Avniu e Bahriu, “pa të cilët VV nuk do të ishte ajo që është sot” dhe të cilët nuk po i plotësojkan kushtet për të qenë bodigardë pse nuk erdhen asnjëherë para se Malsor Bejta të sulmohej fizikisht në Kuvend, por pas këtij rasti, a nuk erdhën ata për të mbrojtur ty. Ti e di që po dhe meqë je filozof, duhet me e pranu. Po të pelqejka Sartre, bash të përshtatet – ‘krijo situata, gjendu sipas situatës’.

    “Tani je bërë edhe paranojak, kahdo që sillesh po të duket që po të kapërdinë Sami Lushtaku dhe PDK-ja”, pata thenë unë në përgjigje, ndërsa ti tani në këtë reagimin e fundit nuk e permend Sami Lushtakun hiq, por vetëm PDK-në, e ke nga frika, apo nuk dëshiron të merresh me Sami Lushtakun.

    “PDK-ja sot nuk është në gjendje ta kapërdijë askënd, madje as vetveten, se lëre mua. Ajo është në rënie të lirë sepse pa pushtet klientela nuk mbahet dot. Andaj ta lëmë të qetë në rënien e saj. Edhe rënia kërkon qetësinë për t’a shijuar. Këtë të drejtë nuk bën t’ia mohojmë askujt”, thua ti. E unë të pyes, meqë PDK-ja qenka në rënie, se cila është fuqia jote elektorale në Skenderaj. PDK-ja ka marrë 14.600 vota në zgjedhjet e 14 shkurit, ndërsa LVV 5.000. 74 për qind të votave të elektoratit të Skenderajt i ka marrë PDK-ja, ndërsa partia jote 17 për qind. Në Skenderaj ti e din kush të ka rritë, nuk po du me e perserit, të shohin tani në zgjedhjet për pushtetin lokal sa po shkon ti, megjithëse ka shumë gjasa që në vendin tënd, kandidat i LVV për kryetar të Skenderajt të jetë Bekim Jashari.

    “Albini është kryeministër i tërë qytetarëve të Kosovës, dhe kur vjen në vizitë si kryeministër e takon kryetarin e komunës. Dhe s’ka asgjë për t’u shqetësuar këtu”, paske thenë. E unë them që ndryshe është Bekim Jashari me e prit kryeministrin kur vjen në Skenderaj e shumë ndryshe kur i shkon në zyre, vetëm një ditë pasi që është zgjedhur. Bile jo vetëm Albinit, por edhe Glaukut. Cili kryetar komune u shkoi atyre në derë, asnjë hiq. A nuk është kjo vardisje zotëri?

    “Frikacak janë atë që shkruajnë pa emër. Që punojnë me metoda të UDB-së. Që nxjerrin teori konspirative të pa qena për të provuar për të diskredituar të tjerët. Ndërkohë që vetë fshihen nën sqetullën e ndonjë të forti”, paske thenë. Eshtë e kundërta zotëri, pikërisht ti vetë shërbehesh me të njejtat metoda. Frikacakët nuk bëhen pishman për fjalët që i thonë, siç bën ti. Edhe kjo ‘pishmania’ është metodë e UDB-së. Nëse nuk e din, pyet. Frikacakët vërtet nuk shkruajnë pa emër. Unë këtë se kam bërë kurrë, as tash nuk e bëj.

    Krejt këto shkrime kanë adresë të qartë: Gazeta Online Vision Mega. Ajo menagjohet nga një grup i gazetarëve me përvojë të gjatë në gazetari. Ndoshta e din që grup është tre veta e më shumë. Jemi në tregun medial për më pak se katër muaj, por jemi një ndër gazetat më të lexuara. Dhe të ta them troq: nuk na duhet hiq për bashkëpunim një njeri si ti. Sigurisht që ‘rëndë’ i vjen edhe gazetës me të pa aty. Tani kur ka shumë mundësi që LVV ‘ta tregojë derën’, ti zotëri do të vijsh në pozit që të ‘galosh në vetmi e i pashpresë’.

    “Kemi bashkëpunuar me opozitën në dy raste për ta lënë seancën pa kuorum. Të tjerët bënin opozitë derisa e rrisnin çmimin dhe na braktisnin. Çfarë duhej të bënim ne si VETËVENDOSJE!?! Të shiteshim si ata?!”, ka thenë ti z. Mehana. Vetë e pranon se ke bashkëpunu me pjesën tjetër të opozitës për ta lënë sancën pa kuorum. Do të thotë u ke bërë thirrje për me pengu punën e Kuvendit edhe të Bekim Jasharit. E çfarë metode e bashkëpunimit është kjo zotëri, as si e UDB-së nuk është. Por, fatbardhësisht ajo pjesa tjetër e opozitës nuk ta paska pas varë.

    “Portaleve të Sami Lushtakut iu paskan bashkangjitur në valle edhe ato të Bekim Jasharit, për të më sulmuar mua dhe Lëvizjen në Skënderaj. Të parët e bëjnë me sherr, të dytët nga mosdija”, ke thënë. E unë të pyes ty: cilat janë portalet e Sami Lushtakut, e cilat ato të Bekim Jasharit. Që të dy ata paskan më shumë se nga një portal./Vision-mega/

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.