Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Ibra: S’jam Superman, këtë herë dëgjoj trupin! Champions? Mezi e pres

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Zlatan Ibrahimovic është në luftë me kohën për të qenë gati për ndeshjen kundër Juventusit të dielën. Sulmuesi suedez ka ndjerë dhimbje pas ndeshjes me Lazion dhe në Champions League kundër Liverpool mungoi.

    Problemet me tendinën e penalizuan futbollistin e Milanit, i cili thekson së fundmi që nuk do të rrezikojë për të luajtur me Juventusin. Për të është me rëndësi të rikuperohet dhe të jetë në gjendje të ndihmojë skuadrën në pjesën më të madhe të ndeshjeve.

    [the_ad id="78756"]

    “Do të shohim ditë pas dite si do të jem. Kam një problem në tendinë dhe nuk dua të rrezikoj një dëmtim të rëndë vetëm për të luajtur një ndeshje. Dua të mendoj se nuk jam Superman, edhe pse dëshira është e madhe të punoj dhe të luaj.

    Nuk dua të rrezikoj, dua të jem në gjendje të luaj gjithë sezonin dhe jo të rrezikoj të humb shumë ndeshje për të luajtur një, sikurse sezonin e shkuar. Këtë herë do dëgjoj trupin tim”, është shprehur Ibrahimovic mes të tjerash.

    Suedezi është pyetur edhe për ndeshjen e Champions League, që Milani e humbi kundër Liverpool: “Për shumë prej djemve ishte hera e parë që luanin në Champions League.

    Tani ata e kuptojnë se çfarë është dhe çfarë duhet për të luajtur në këtë kompeticion, ata e kuptojnë se çfarë do të thotë të sfidosh më të mirët në Europë dhe botë, çfarë ritmi dhe çfarë cilësie ka Champions.

    Po pres të luaj në San Siro me tifozët në krahun tonë dhe kjo do të jetë adrenalina e vërtetë”, ka përfunduar Ibrahimovic, i cili u rikthye me gol pas dëmtimit tw pwsuar sezonin e shkuar kundwr Juventusit.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.