Lista e Pavarur Bekim Jashari (IDEAL) me anë të një komunikatë të lëshuar para pak çastësh ju është përgjigjur akuzave të Fadil Nurës i cili pak orë me parë ka thënë se Ambulanca në Likovc ka qenë e mbyllur prej datës 26 tetor të vitit të kaluar, pa pasur mundësinë qytetarët të marrin shërbime mjekësore, shkruan rajoni.org.
IDEALI i Bekim Jasharit i është pergjigjur Fadil Nurës dukë thënë se në muajin tetor të vitit 2021, kanë filluar punimet në renovomin e kësaj qendre nga komuna e Skenderajt. Sipas tyre për shkak të këtyre punimeve përkohësisht është mbyllur qendra e mjekësisë familjare në Likoc dhe stafi është transferuar në AMF-në e fshatit Rezallë, jo larg Likocit, atje ku kanë marrë shërbimet edhe banorët e bashkësisë lokale të Likocit.
Komunikata e plotë:
Sqarim në lidhje me mbylljen e përkohshme të QMF-së në Likoc
Për informimin e drejtë të qytetarëve dhe mediave sqarojmë se në muajin tetor të vitit 2021, kanë filluar punimet në renovomin e kësaj qendre nga komuna e Skenderajt, ku plani dinamik i tyre do të zgjaste 30 ditë.
Për shkak të këtyre punimeve përkohësisht është mbyllur qendra e mjekësisë familjare në Likoc dhe stafi është transferuar në AMF-në e fshatit Rezallë, jo larg Likocit, atje ku kanë marrë shërbimet edhe banorët e bashkësisë lokale të Likocit.
Mbyllja e kësaj qendre është bërë vetëm për 1 muaj, për t’u hapur mbas renovimit.
Një muaj pas mbylljes së qendres në fjalë ka ardhur në pushtet kjo qeverisje dhe z. Nura, i cili bashkë me drejtorin e ri të shëndetësisë është dashur të interesohen për përfundimin e punimeve dhe ri-hapjen e saj.
Pra kjo qeverisje në vend që të punojë në ri-hapjen e qendres, ata kishin vendosur që të heshtin për 2 muaj dhe tani mbas 2 muajve neglizhencë dhe mos interesim të tyre mundohen që të hedhin fajin tek ish qeverisja.
Lista e Pavarur Bekim Jashari fton qeverisjen aktuale dhe z. Nura që të mos vazhdojnë me shfaqje amatere por të kryejnë përgjegjësitë ligjore që kanë dhe obligimet që kanë marrë për t’i kryer.