Të kesh 10 asmablista dhe të jesh “indiferent” karshi ngjarjeve qe po ndodhin në komunen e Skenderajt, është e pa falshme për subjektin më të madh opozitar në Skenderaj, ‘IDEAL’ qe udhëhiqet nga ish kryetari i komunës, Bekim Jashari.
EDITORIAL
Nëse heqim pushtetin e kaluar kur gjerat kanë qenë të mjegullta, tani kemi një opozitë bukur të fortë, më një parti me numër të konsiderushëm të asamblistave e e cila ishtë dashtë më lujtë një rol të fortë në jetën politike në këtë qytet.
Mirëpo deri me tani ky subjekt nuk është në nivel të detyres të cilën ia ka besuar elektorati, për dallim nga subjekti tjetër opozitar, Vetëvendosje, që ka vetëm dy asmablista por po e merrë bajrakun e opzitës.
Për kapjen e arsimit, shëndetësisë, punsimet partiake e familjare, dhënia në shfrytëzim e pronës komunale zyrtarit të PDK’së e shumë e shumë gjëra të tjera çka nuk ishin dashtë me ndodh nga qeverisja Nura; zyrtaret e IDEALI kanë bërë reagime të vokta me paraqitje sporadike të disa asamblistave qoftë në media apo në rrjete sociale.
Ka munguar qëndrim i qartë i këtij subjekti karshi këtyre zhvillimeve apo të pakten të mundohet të thërras ndonjë seance të jashtëzakonshme të asmables për të diskutuar të gjitha këto “marifete” të pushtetit.
Nese analizojna paraqitjet e asmablistave në senacen e kaluar shumë me të drejt për drejta me kritika karshi pushtetit të Fadil Nurës janë asmablistat e partisë se PDK-së se sa ata të IDEAL’it, si përshembull ajo për dru më shkolla e sidomos kjo për ujin në Qubrel, ku si duket komuna pas këtyre aderesimeve ka rregulluar ujin për këtë fshat.
Burime të rajonit brenda këtij subjekti politik thonë së problemi është të lidershipi i kësaj partie i cili nuk po e bënë kordinimin e nëvojshem me asamblistae shumë herë nuk ka as takim para seancaë dhe si pasojë e kësaj po ndodh ai çakordimi i veprimeve të IDEAL’it në asamble.
Pra, krejt faji është të lidershipi i cili akoma nuk po tregon një vendosmëri se çfarë formë e strategji të opozitarizmit do të ndjekin në kuvend me asmablistat ku shumica e të cilëve kanë përvoj dhe njohin gjërat, pra duhet vetëm njerëzv të duhur të ju jipet hapësira e duhur në vende të duhura .