Është arrestuar një person nën dyshimin se ka keqpërdorur një shumë të madhe parash të dyqanit (auto pjesë) në Komoran, shkruan Rajoni.org.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor, pasi që i njëjti ka deklaruar se ka probleme psikike.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Vepra është raportuar të premtën ndërsa me urdhër të prokurorit është hapur rast “Keqpërdorim i besimit
Raporti i policisë:
KEQPËRDORIM I BESIMIT
“Fsh. Komoran, Gllogoc 21.10.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka keqpërdorur një shumë parash të dyqanit (auto pjesë). Të dyshuarit iu është ofruar tretman mjekësor pasi që i njëjti ka deklaruar se ka probleme psikike. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. “/rajoni.org/