Interi javët e fundit ka pasur një rënie dhe nesër do të luajë një ndeshje shumë të vështirë, kundër Juventusit në transfertë. Para derbit të Italisë ka folur trajneri Simone Inzaghi, i cili deklaron:
“Ndeshja kundër Juventusit është gjithmonë e rëndësishme, por këtë vit është ajo e duhura për t’u dhënë një sinjal të gjithëve. Pres rezultatin maksimal. Duhet të bëjmë paraqitje të mira, me inat dhe karakter duhet të kërkojmë të bëjmë më shumë.
E dimë ku ishim para 7 ndeshjesh, para se të humbnim pikë. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe përballë një kundërshtari me shumë vlera dhe në një stadium të vështirë. Do të luajmë me personalitet dhe karakter. Pres të marrim rezultatin maksimal.
Paraqitjet e mira nuk kanë munguar edhe të dhënat e fundit e tregojnë. Krijojmë shumë, por kemi marrë vetëm 7 pikë në 7 ndeshjet e fundit. Duam fitoren sepse na presin 9 finale, por ndeshja kundër Juventusit është gjithmonë ajo më e rëndësishmja për ne.
Ky është derbi i Italisë, nuk është njësoj me ndeshjet e tjera dhe ndihet më shumë. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe në Torino dhe rezultati do të ndikojë shumë, si në renditje, ashtu edhe në moralin e skuadrës”.