Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Isa Mustafa: Liberalizimi i vizave mund të ndodhte më 2016, VV na i humbi 6 vjet me kauza populliste

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë me plot bindje se Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

    Në një prononcim për medie, Mustafa thotë se çështja e liberalizimit të vizave është përmbyllur në fillimet e vitit 2018, atëherë kur u ratifikua marrëveshja e kufirit me Malin e Zi.

    [the_ad id="78756"]

    “Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Formalisht kjo është përmbylli me ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi në fillim të vitit 2018, i njëjti tekst që kundërshtohej më 2016?!”, thotë Mustafa.

    Sipas Mustafës, shprësën e qytetarëve të Kosovës për liberalizim të vizave mund ta thyejë edhe një vend i veçantë.

    “Nuk ka pasur asnjë arsye që procesi të prolongohet dhe Kosova të futet në një zonë kohore të pasigurisë dhe të varshmërisë nga politikat dhe vullneti i shteteve të veçanta, sepse kriteret kanë përfaqësuar qëndrimet e të gjitha shteteve. Tani duhet të shpresojmë se procesi për liberalizim do të fillojë nga tetori i këtij viti por këtë shpresë mund ta thejë edhe një vend i veçantë”, shton Mustafa.

    Mustafa shton faktin se, liberalizimi i vizave mund të arrihej në vitin 2016 ku sipas tij ka qenë kohë ideale, sepse nuk ka pasur asnjë kundërshtim.

    Sipas Mustafës, çështje e tillë në atë kohë është kundërshtuar vetëm nga VV-ja dhe nga disa deputetë të LDK-së, që edhe tani janë në Kuvend.

    Mustafa ka akuzuar VV-në duke thënë se për kauzat e tyre populliste dhe motive karrieriste, qytetarët kanë mbetur të izoluar, teksa kërkon që të ndjejnë përgjegjësi ndaj këtij pezullimi

    “Në vitin 2016 ka qenë koha më ideale për liberalizim, sepse nuk kemi pasur asnjë kundërshtim, sikur të votohej për demarkacionin në Kuvend. Atëherë këtë e kundërshtonin zyrtarët e sotëm që janë në krye të shtetit sikurse edhe disa deputetë të LDK-së që edhe sot janë në Kuvend. I humbëm 6 vjet për kauza populliste duke i lënë qytetarët të izoluar. Qytetarët meritojnë liberalizimin, por njerëzit që e penguan me kauza të rrejshme e për motive karrieriste do duhej të ndjejnë përgjegjësi para qytetarëve”, tha Mustafa.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.