Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Ish-anëtari i VV-së për kryesin e re të partisë: Alim Rama është manipulant

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Lëvizja Vetëvendosje dje ka bërë publike listën e kryesisë së re në të cilën munguan shumë figura kyçe të partisë në pushtet.

    Zgjedhjen e kryesisë së re të VV-së e ka komentuar edhe ish-anëtari i kësaj parti, Blerim Saramati.

    [the_ad id="78756"]

    Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook pati kritika për procesin e këtyre zgjedhje, duke i konsideruar si “pseudemokratike”.

    Madje ai përmendi edhe Alim Ramën i cili dje u zgjodh sekretar organizativ, duke ia përmendur kur në pikën e Mushnikovës i kanë manipuluar listat e aktivistëve.

    “Të thirresh në 60 mijë aktivistë e të mos kesh guximin të dalësh në opinion se sa prej këtyre 60 mijëve kanë marrë pjesë në këtë proces zgjedhor është një pranim në heshtje i dështimit të këtij procesi. Zgjedhjet e fundit janë deformim skandaloz i demokracisë përfaqësuese në të gjitha nivelet organizative brenda Lëvizjes. Psh. Sekretari Organizativ i posa zgjedhur ne Lëvizjen Vetëvendosje z.Alim Rama së bashku me ish sekretarin organizativ të qendrës së Prizrenit në zgjedhjet e fundit të organizuara në pikën e Mushnikovës i kanë manipuluar listat e aktivistëve me te drejtë vote duke i eliminuar të gjithë ata që kanë menduar ndryshe. E pika e Mushnikovës është pika ku e ka bazën deleguese vetë z.Rama”, ka shkruar ndër të tjera ai.

    Kujtojmë se Saramata ka dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje muaj më parë.

    Postimi i plotë i Blerim Saramatit:

    BUMERANG!

    Zgjedhjet e mbrendshme që krijuan strukturat e reja të Lëvizjes janë një improvizim i demokracisë.

    Strukturat e reja organizative të posa dala nga zgjedhjet e brendshme nuk mund të thirren në legjitimitet sepse ky legjitimitet mungon, baza deleguese nuk e ka dhënë.

    Tema është shumë e gjerë të shtjellohet në një postim, do të doja që kjo temë të shtjellohet në një emision televiziv nëse do të me jepej rasti.

    Që nga riformatimi i pikave, duke i përjashtuar zërat kritikë e duke e sponsorizuar servilizmin dhe argatllëkun me vendime dhe veprime arbitrare përjashtuan nga procesi zgjedhor shumë pika e shumë aktivistë.

    Të thirresh në 60 mijë aktivistë e të mos kesh guximin të dalësh në opinion se sa prej këtyre 60 mijëve kanë marrë pjesë në këtë proces zgjedhor është një pranim në heshtje i dështimit të këtij procesi.

    Zgjedhjet e fundit janë deformim skandaloz i demokracisë perfaqësuese në të gjitha nivelet organizative mbrenda Levizjes.

    Psh. Sekretari Organizativ i posa zgjedhur ne Levizjen Vetëvendosje z.Alim Rama së bashku me ish sekretarin organizativ të qendrës së Prizrenit në zgjedhjet e fundit të organizuara në pikën e Mushnikovës i kanë manipuluar listat e aktivistëve me te drejtë vote duke i eliminuar të gjithë ata që kanë menduar ndryshe. E pika e Mushnikovës është pika ku e ka bazën deleguese vetë z.Rama.

    Per rastin e pikës së Mushnikovës kam folur në emisionin Frontal të Arsim Lamit.

    Mbrenda llojit po shfaqet dita ditës, gjithnjë e më shumë lufta për dominim të një individi ndaj individit tjetrit, të njē grupi ndaj grupit tjetër.

    Dështimi i vitit 2021 nuk do të jetë asgjë para dështimeve të radhës.

    Destruktiviteti i vazhdueshëm ndaj aktivistëve shumëvjeqarë iu kthye, po u kthehet dhe do të u kthehet bumerang të gjithē atyre që luajtën me djersën, mundin, shpresën dhe besimin e aktivistëve të devotshëm.

    Shpresoj që Kosova të mos dalë e dëmtuar nga këto procese pseudodemokratike të partisë që aktualisht është udhëheqëse e Qeverisë!

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.