Janë publikuar akuza të rënda ndaj kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të bëra nga ish-drejtoresha Aurora Berisha e cila akuzon kryetarin Lladrovci sesi i shantazhon, ju bën presion e i kërcënon drejtorët e tjerë të Komunës së Drenasit.
Në fillim përmendet drejtoresha Lumnije Krapi që sipas Aurora Berishës edhe pse punon shumë ajo në vazhdimësi kërcënohet nga Lladrovci për shkak të shtëpisë së saj që dyshohet se është e ndërtuar në pronë të ozurpuar.
Aurora Berisha përmend edhe drejtorë të tjerë që sipas saj Lladrovci i mbanë nën kërcënim e nën shantazh për lloj lloj çështje e pune. Këto akuza janë një goditje e rëndë për Lladrovcin nëpërmjet të cilave shpërfaqet raporti i tij me drejtorët e Komunës së Drenasit dhe sidomos të gjinisë femrore.
Ende nuk ka reaguar kryetari Lladrovci për rastin në fjalë, përveç që ka akuzuar publikuesin e tyre, Avdyl Mziu, se ky i fundit e ka akuzuar kryetarin Lladrovci që ka tentuar ta thyej fjalëkalimin e llogarisë së tij në rrjetin social Facebook. Avdyl Mziu ka mohuar se ka akuzuar kryetarin Lladrovci për një gjë të tillë, duke thënë se nuk e vlerson aq shumë sa që ta akuzojë Lladrovcin se i njejti mund të kryej krime kibernetike. Më poshtë ju sjellim akuzat e bëra ndaj Ladrovcit:
