Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Ish-kryeinspektori i AKI-së tregon pse s’u arrestua personi që planifikoi ta vriste Albin Kurtin

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkelzen Sopjani, tha në Frontal të T7 se informata për një plan për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti, ka mbetur “në nivel të informatës”.

    “Ka qenë një informatë e inteligjencës. Vlerësimi ose analiza e informatës nuk e kam të qartë se deri në cilin nivel ka shku, se sa është bërë verifikimi i informatës. Mirëpo ajo prapë – nëse e këqyrim në apektin profesional – ka mbetë në nivel të informatës me vetë faktin se nuk ka pasur veprime”, tha Sopjani.

    [the_ad id="78756"]

    Personi që dyshohet se kishte planifikuar ta vriste Kurtin është i lirë, dhe Sopjani thotë se çfarë do të duhej të kishte ndodhur që ai të arrestohej.

    “Kjo na jep me kuptu që nuk ka pasë veprime konkrete që nuk ka pasë veprime konkrete që janë ndërmarrë për t’u bërë ai sulm”, tha Sopjani.

    “Po të kishte veprime konkrete, atëherë veç fillojnë të plotësohen elementet e një vepre të mundshme penale. Meqenëse nuk kanë mundur t’i dëshmojnë veprimet konkrete që kishin me e mbërri atë bazën kur fillojnë organet e rendit me hy në funksion, kjo i bjen që kjo informatë ka mbetë në nivelin e inteligjencës”, tha ish-kryeinspektori i AKI-së.

    Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë kishte zbuluar një plan për ta vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas i Shqipërisë. Të paktën kështu rezulton në një dokument i bërë publik këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në Shqipëri në vitin 2021, Gledis Nano.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.