Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Ish-ministri i Financave: 100 euro s’mjaftojnë as 3 ditë për një familje

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ish-ministri i Financave, Haki Shatri thotë se Qeveria duhet të ndërmarrë masa më afatgjate për të ndihmuar qytetarët, pasi vlerëson se vendimi për mbështetjen prej 100 eurosh është i pamjaftueshëm.

    Sipas tij, me këtë masë efektet janë zero pasi që një familjeje 5-anëtarëshe, nuk i mjaftojnë as për tre ditë për shpenzimet familjare.

    [the_ad id="78756"]

    “Mendoj që Qeveria duhet të marrë masa të një kuptimi më afatgjatë, më të qëndrueshëm dhe që ndikon në fillimin e shtimit ekonomik. Këto masa janë të përkohshme, me efekte zero në përmirësim të gjendjes. 100 euro nuk mjaftojnë as 3 ditë për një familje 5-anëtarëshe”, tha ai.

    Tutje, në “Ditari” në Tëvë 1, Shatri thotë se me rritjen e çmimeve së fundmi, qytetarët mund të blejnë 70 për qind më pak produkte ushqimore sesa para një viti.

    “Edhe një vështrim tjetër, më i thellë është me rritjen e çmimeve edhe mosndryshimin e të ardhurave personale Qeveria e varfëron popullsinë e vendit në mënyrë direkte sepse pagat nuk janë rritë që 3 vitet e fundit s’kanë lëvizur fare. Çmimet i dijmë dhe me këto çmime një i punësuar ose një person që disponon një shumë të parave sot blen 70 për qind më pak sesa para një vit e gjysmë ky është varfërim jo nominal se i ka aq euro, por realisht në shportë kur shkon me ble ka 70 % më pak”, tregon ai.

    Po ashtu, Shatri thotë se me rritjen e çmimeve rriten edhe të hyrat buxhetore, teksa shton se ndihma prej 100 eurosh u kthehet qytetarëve si një “lëmoshë“.

    “Në të njëjtën kohë me rritjen e çmimeve rriten të hyrat buxhetore pa asnjë shtesë të Qeverisë duke nejtë, sepse kur rriten çmimet TVSH-ja është më e madhe dhe ato derdhen në buxhet. Këto mjete një pjesë e vogël që iu ka marrë popullsisë po iu kthehet si një lëmoshë me 100 euro, por ajo është tepër formale, populiste. Mendoj që ndoshta shumëkush që është në zor është gëzu e ma vjen inati që po them kështu, por objektivisht për një ekonomi normale që synon ekonominë e tregut dhe zhvillimit dhe mirëqenien shoqërore nuk janë masa”, shtoi ish-ministri i financave nga radhë e AAK-së.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.