Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Ish-ministri Todosijeviq dënohet me një vit burgim, e kishte quajtur trillim masakrën e Reçakut

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ish-ministri nga radhët e Listës Serbe, Ivan Todosijeviq është dënuar me një vit burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, raporton T7.

    Todosijeviq u gjet fajtor për nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit kombtar, racor, fetar ose etnik, pak vjet pasi në cilësinë e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal kishte marrë guximin ta quante trillim masakrën e Reçakut.

    [the_ad id="78756"]

    Prokurori Atdhe Dema, në fjalën përfundimtare kishte thënë se Todosijeviq e ka sulmuar një popull të tërë duke nxitur urrejtje e përçarje.

    Dënimi i Todosijeviqit vjen pasi Gjykata Supreme e kishte kthyer rastin në rigjykim në dhjetor të vitit të kaluar, pak pasi politikani serb ishte dënuar me dy vjet burgim.

    “Arsyeja për agresionin në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi… Masakra e Reçakut ishte trillim… Janë terroristët shqiptarë që e trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi… Për këtë, sot e kësaj dite askush nuk ka dhënë përgjegjësi…Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serb dhe policë në vendin e tyre të punës… gjak pirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit edhe pas ardhjes të së ashtuquajturës mision paqësor në Kosovë e Metohi”, pati thënë Todosijeviq në mars të vitit 2019, me rastin e 20-vjetorit të nisjes së bombardimeve të NATO-s në caqet e ish-ushtrisë serbe.

    Në masakrën e Reçakut, në janar të vitit 1999, ishin vrarë 45 civilë nga ushtria serbe. Fushata ushtarake e NATO-s i kishte dhënë fund luftës në Kosovë.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.