[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Kombëtarja Italiane regjistroi një barazim pa gola në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimeve të Botërorit “Katar 2022”.
Barazimi i mjaftoi skuadrës italiane që të thyejnë një rekord historik në nivel kombëtaresh.
[the_ad id="78756"]
Me ndeshjen pa humbje mbrëma, Italia tani ka vendosur rekordin si Kombëtarja me ecurinë më të gjatë pa humbje në histori të futbollit ndërkombëtar në nivel kombëtaresh.
Rekordi paraprak mbahej nga Spanja dhe Brazili që ishin me 35 ndeshje radhazi pa humbje, sidoqoftë Italia tani do të mbajë e vetme këtë rekord, duke e regjistruar ndeshjen e 36-të radhazi pa humbje.
Në këto 36 ndeshje, Italia ka bilancin me 27 fitore, dhe nëntë barazime.