Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Iu tha tri herë “Një shpi budallë”, Faton Peci kërcënon Haradinajn me përzënie prej selisë së AAK’së në Ulpianë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    “Me 2 euro nuk ka me qëndru më për metrin katror në Ulpianë”, kjo selame i është dërguar Ramush Haradinajt nga Ministri i Bujqësisë Faton Peci lidhur me objektin në Lagjen Ulpiana që e shfrytëzon Aleanaca për Ardhmërinë e Kosovës. Ai ka përmendur edhe vitin 2023 si afatin kur do të mund të largohej nga selia Ramush Haradinaj, i cili qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti po i referohet si “një shpi budallë”

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në deklarata publike i është referuar disa herë qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti si “Një shtëpi budallë”.

    [the_ad id="78756"]

    Këtë e ka bërë edhe të martën mbrëma në emisionin Rubikon duke vazhduar me kritika për dështim e qeverisë.

    Paralelisht me kohën kur Haradinaj bënte këto deklarata, një kundër përgjigje me kërcënim atij i shkoi nga një ministër i Kurtit.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci publikisht përmes RTV Dukagjinit, e kërcënoi të parin e AAK-së me largim nga objekti i selisë, që ndodhet në lagjen Ulpiana.

    Ky ministër tregoi edhe afatin se prej kur Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës, mund të lëshoj objektin që e shfrytëzon që nga koha e pas luftë.

    “Selia e partisë [AAK-së] që e shfrytëzon objektin e Ministrisë së Bujqësisë, është në kontratë. Ka qenë prej mas luftës aty edhe e ka një kontratë të nënshkruar në vitin 2018, që i skadon në vitin 2023”.

    “Në vitin 2023 shohim e bëjmë”, tha Peci.

    Ministri Peci deklaroi se me 2 euro për metër katrorë nuk do të mund të shfrytëzohet objekti, që sipas tij i takon dikasterit që ai e drejton.

    “Po du me ju thanë me 2 euro nuk ka me qëndru më për metrin katror në Ulipanë. Qata po du më ju thanë sot prej studios televizive. Edhe po besoj që organet e rendit e ndjekjes kanë me qartësu se kush janë ata individ që kanë tjetërsu banesa dhe kanë hy në objektet dhe hapësirat e Ministrisë së Bujqësisë”, tha më tej ministri Peci.

    Për uzurpimin dhe keqmenaxhimin e pronave që i takojnë Ministrisë së Bujqësisë, ministri Peci ka bërë denoncime që nga java e kaluar përmes një statusi në Facebook, por duke mos dhënë asnjë informacion se kush janë personat që kanë shfrytëzuar ilegalisht këto prona.

    Por kur u pyet se a ka politikanë të përfshirë, Peci tha se të përfshirë janë ish-këshilltarë të ministrave të Bujqësisë nga qeverisjet e kaluara, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Sipas informacioneve që kam nga këshilli për verifikimin e pronave, ka edhe këshilltar të ish-ministrave përfshi edhe ata të Bujqësisë”, tha ai.

    Sipas Pecit këto objekte jo vetëm që janë shfrytëzuar jashtëligjshëm por edhe janë shndërruar në objekte banimi.

    “Është çështja edhe e tejkalimeve të atyre banesave që është tjetërsu prona.. Ka objekte banimi në hapsirat që janë pjesë e Insititutit Bujqësor. Do të thotë obejketet e ministrisë janë shndërru në hapësire banimi sipas qefe të tyre”, tha më tej ai.

    Peci ka dhënë më dhumë detaje rreth objektit në lagjen Ulpiana që sipas tij është shndërru në depo, e përvec kësaj janë bërë edhe ndërtime të vrazhda në të.

    “Pikërisht në objektin në parcelën që po diskutojmë ndërkohë është shndërru në një depo edhe ka pas aty ndërtime të vrazhda vendosje betoni”.

    Peci deklaroi se janë bërë këto ndërhyrje pa leje të titullarit, në këtë rast Ministrisë së Bujqësisë ani pse ligjerisht për cdo ndërhyrje kërkohet leje paraprake.

    “Për mua është e pashpjegueshme mos reagimi i institucioneve për shkak se proceduralisht dhe ligjërisht nuk mundesh me bë asnjë leje asnjë ndërtim në një objekt pa lejen e titullarit. Titullari nuk ka dhënë leje prej viti 2012 e tutje ka ndodhe një zhvatje dhe një vlerësim skandaloz”, tha më tej ministri Peci./Insajderi/

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.