Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Ja çfarë përgjigjje mori burri nga Skënderaj që kërkonte nuse me letër të shpallur në mes të rrugës

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    Kam parë shpallje për shitje pronash, veturash, lëshim të objekteve, banesave me qera, por asnjëherë një të tillë ku kërkohet “nafaka e jetës për nuse”.

    Teksa po shëtisja nëpër qytet, gjeta një shpallje apo më mirë të themi, thirrje për ndihmë për të gjetur “fatin e jetës”, në rrugën “28 Nëntori”.

     

    [the_ad id="78756"]
    Fillimisht për mua ishte shokuese kjo mënyrë e kërkesës për njohje duke pasur parasysh ekzistencën e internetit dhe rrjeteve sociale, por përtej kësaj ishte shokuese sepse “fati i jetës” po kërkohej sikurse ndonjë “banesë”.

    Por, në vend që të ngarkoja vetën me këto dilema vendosa të thërras në numrin e dhënë. Ta pyes se çka është puna? Qysh ka ardhë deri tek ky vendim që me kërku “fatin” përmes një letre, njoftimi të vendosur midis rruge? Edhe a po pret përnjëmend ta gjejë fatin e jetës kështu?

    I nderumë, unë jom i sinqert. Ata që unë e kom shkru, nuk jam t’u ba hajgare,” u shpreh fillimisht ai.

    “Ka pasë të interesumë. Ka edhe njerëz që janëdyfytrësh, thirrin, bajnë provokime, sene, fjalëngacmime, paragjykim.

    Çka t’ka shty me marrë këtë iniciativë, e pyeta…
    “Është mendimi im që po mendoj se ka shpirt mirëqë të ndihmojnë”. Mirëpo, ky vendim duhet të ketë ardhur si pasojë e rrethanave të komplikuara private, të cilat mund t’ia kenë pamundësuar personit në fjalë të “gjejë nuse” duke përdorur metoda tjera më pak problematike.

    Cila është storia prapa, çka e shtyu 29-vjeçarin nga Aqareva e Skënderajt – i cili nuk deshi të zbulojë identitetin – të kërkojë nuse në këtë mënyrë.

    Epo, përgjigja e tij prapa këtyre pyetjeve, ishte interesante.

    “Është diçka që… njerëzit po e nënçmojnë në ditëtë sotit veten edhe po ua hupin vullnetin për martesë. Arsyeja është se unë du me iu tregu njerëzve pse e boni veten të përulun kur e dinë se ekzistojnë zgjidhjet. Ki zgjidhje, mënyra, nuk ështësi në kohët e vjetra.

    “Për çka është letra, është mesazh. Po shkrunë’kërkoj nuse’, tash e interesumja kontakton. Ose baba i çikës ose i motrës thojnë a je i interesumë o vëlla se filani kish çikë, e tash interesi është i dy palëve”.

    Pra ja ku e keni, njerëz. Një përrallë moderne në ndërtim e sipër, me protagonist një princ që kërkon princeshën përmes një shpallje në mes të rrugës.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.