Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Ja si do jetë moti sot dhe në ditët e ardhshme

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Deri në fundjavë mot stabil, pa ndryshime. Orëve të mëngjesit ngrica dhe kushte për mjegull në ultësira. Të hënën më ftohtë, mundësi edhe për reshje shiu e bore.

    25.11.2020 – Vendi ynë në ditët e ardhshme mbetet nën “mburojën” anticiklonike që ndodhet mbi rajonin tonë, e që po kushtëzon mot të qëndrueshëm e kryesisht me kthjellime, mirëpo në vise të ulëta përgjatë mëngjesit priten mundësi për mjegull dhe ngrica.
    Në fundjavë parashihet afrimi i një cikloni nga Atlantiku përgjatë Italisë, që sjell shtim të vransirave, e më pas nga dita e hënë kalimi i një fronti të ftohtë sjell kushte për reshje shiu, e me ulje të temperaturave reshjet e shiut të përzien edhe me borë.about:blank

    [the_ad id="78756"]

    Indeksi i cilësisë së ajrit ditëve të ardhshme do të mbes në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, shkaku edhe i motit të qëndrueshëm. Vende-vende mund të zbres në vlera mesatare gjatë ditës, e në mbrëmje të kaloj edhe në vlera jashtëzakonisht të dobëta.

    26.11 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngricë, përgjatë ultësirave mjegull ose vransira të ulëta.
    27.11 – Kryesisht kthjellët dhe me diell gjatë ditës. Në mëngjes ngrica dhe ftohtë, viseve të ulëta me mundësi për mjegull.
    28.11 – Në mëngjes ftohtë, me ngrica, përgjatë ultësirave mundësi për mjegull. Në pjesët tjera kryesisht kthjellët dhe me diell. Pasdite vransirat do të shtohen.
    29.11 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.
    30.11 – Më ftohtë, kryesisht me vransira, pasdite me mundësi për reshje të dobëta shiu. Vonë në mbrëmje reshjet e shiut do të përzien edhe me borë.

    Temperaturat minimale mbesin të ulëta, nga -3C deri -1C, e maksimalet gjatë ditës do të luhaten mbi vlera mesatare nga 7C deri 10C, e nga dita e diel zbresin në 7C, e të hënën në 3C.


    Do të fryj erë e lehtë, kryesisht nga krahu jugor 1-3m/s.
    Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, në fundjavë me tendencë të rënie, mirëpo vazhdon të mbetet mbi vlera të normales.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.