Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Jasharaj: S’i pengojmë mësimdhënësit nëse duan të mbajnë mësim të shtunën

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka thënë se nuk do t’i pengojnë mësimdhënësit që të mbajnë mësim gjatë vikendit.

    Duke cituar kontratën kolektive, Jasharaj ka thënë se nuk ka institucion në Kosovë që i obligon ata t’i kompensojnë orët e humbura gjatë grevës.

    [the_ad id="78756"]

    Duke folur për këtë çështje, Jasharaj thotë se mësimdhënësit po sulmohen në mënyra të ndryshme nga dy ministra të Qeverisë Kurti.

    “Ne kemi prit mesazhe nga MAShTI, gjegjësisht nga ministra Nagavci për të parë çka më tutje por kjo nuk ndodhi, dhe po e them se edhe ministrja Nagavci edhe ministri Murati po hyjnë në ‘luftë’ me SBAShK-un. MAShTI e ne veçanti ministri Murati nuk po i ndalin sulmet ndaj nesh dhe kemi prit që të ulemi dhe të bisedojmë se çka më tutje”, ka thënë Jasharaj.

    “Nuk po themi se ne dhe punëtorët tjerë arsimor i kemi riinformuar se kontratat nuk i obligon që të mbajnë mësim të shtunave, sepse kontrata thotë se nuk duhet zëvendësuar, por duke e parë që kishte shkolla që mbajtën mësim, SBASHK është duke vazhduar për të respektuar zërin e tyre. Nëse kolegët tanë shkojnë në mësim, ne nuk jemi kundër dhe nuk japim ndonjë deklarim shtesë, sepse po them se 70 për qind e tyre e respektuan kontratën dhe nuk dolën në punë dhe përqindja tjetër ishin në shkolla, dhe konsideruam se ata e shprehen vullnetin e tyre dhe e respektuan kalendarin e ri”.

    “Këtë të shtunë çka do që të ndodhë, ne jemi të gatshëm që të jemi afër anëtarësisë duke e respektuar vullnetin e tyre por nëse ata kërkojnë këshilla për të kërkuar atë që ju takojnë për ditët e vikendeve dhe festave, ne do ta bëjmë këtë dhe jam i sigurt që do ta fitojmë lëndët në Gjykatë”, tha ai për eo.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.