Burime të portalit rajoni bëjnë me dije se drejtoresha e gjeodezizë, kadastrës dhe pronës në Skenderaj, Aferdita Seferi – Geci, ka dhënë dorëheqje.
Nuk dihen saktësisht shkaqet e doreheqjes së drejtoreshës në fjalë, mirëpo spekulohet se ajo ka qenë këmbëngulëse në zbatimin e ligjit dhe rregullores se komunës dhe pikerisht kjo i ka kushtuar asaj me dhënië të dorëheqjes nga pozita.
Se ka diçka në këtë drejtim tregon edhe fotoja e publikura nga Fadil Nura, ku drejtoresha në fjalë mungon.
Portali rajoni.org ka kontaktuar Amir Lushtakun – zyrtar për informim i Komunës se Skenderajt, i cili ka deklaruae se Drejtoresha në fjale ka kërkuar nga kryetari Fadil Nura, që për arsye personale dhe profesionale, ta lirojë nga detyra e drejtoreshës për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë.
“Kryetari e ka mirëkuptuar këtë kërkesë dhe brenda pak ditësh do ta lirojë nga detyra znj. Aferdita Seferi-Geci”, ka thënë Lushtaku.