Padyshim zbritja e derivateve të naftës paraqet një lajm të mirë për banorët e Kosovës dhe kjo zbritje është ndjerë në të gjithë territorin e shtetit tanë, shkruan portali rajoni.org.
Por, realisht kjo zbritje nuk po duket se po ndodh ekzaktësisht në gjithë territorin e shtetit tanë njësoj.
Përderisa në qytetin e Mitrovicës dhe Drenasit naftë ke mundur të gjesh edhe me 1.35 për një litër, ndërsa në pompat e derivateve në Skënderaj çmimi dje ka qenë prej 1.42 deri në 1.45 pra një diferencë goxha e mirë e çmimit të shitjes.
Mirëpo një anomali që ka ndodhur e që është për t’u çuditur, është se ka pasur rast kur pompat e së njëjtës kompani kanë dy çmime. Po e zëmë: tjetër çmim në qytete të tjera e tjetër çmim në Skenderaj.
Se a ka pasur marrëveshje mes pronarëve që të gjitha pompat të kenë çmim të njëjtë nuk dihet, por një që dihet është se shumë qytetarë këto ditë për shkak të çmimit me derivate janë furnizuar jashtë Skenderajt./Rajoni.org/
EXO EDHE:
Qytetarët në Skenderaj ankohen në cilësin e dobët të derivateve