Anthony Joshua ka hedhur poshtë mundësinë që të hap rrugë për meçin që do të unifikonte titujt e kampionit të botës në boks.
Tyson Fury WBC dhe Oleksandr Usyk pjesën tjetër. Kështu ndahen titujt e peshave të rënda në boks aktualisht. Mundësia për një duel mes dy boksierëve po zbehet përkohësisht.
Anthony Joshua ka të drejtën e revanshit ndaj Usyk, dhe nuk duket të jetë gati të hap rrugë për duelin, qoftë edhe nëse i ofrohen shumë para.
“Nuk kam ndërmend të heq dorë edhe pse deklarova se ajo mund të ndodhë. Më mirë nderi sesa paratë.Unë do të vë nderin në vend pas asaj humbje. Ju garantoj se nuk do të ketë më humbje në karrierën time. Do ta fitoj revanshin ndaj Usyk dhe nuk i dorëzoj më titujt”, ka thënë Joshua, transmeton lajmi.net.
“Ajo humbje ndaj Usyk më dhemb. Po përgatitem jashtëzakonisht mirë për të fituar revanshin. Në mendje kam vetëm hakmarrjen”, shtoi britaniku.
AJ humbte titujt e tij pasi u dominua në ring nga ukrainasi Usyk. Tani, punë e fortë nga britaniku për të kthyer titujt. /Lajmi.net/