Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Juventusi, i përçarë për fatin e Allegrit. Nga “Zizou” te Conte, alternativat e vështira për të ardhmen

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Gazeta “La Repubblica” përshkruan në mënyrë të detajuar skenarët e mundshëm mbi stolin e Juventusit, duke u nisur nga supozimi se deri më sot është konfirmuar Massimiliano Allegri. Pra, pas pushimit për shkak të kualifikueseve të kombëtareve, bardhezinjtë do të rinisin përpjekjet për të dalë nga situata kritike me trajnerin livornez.

    Nëse për momentin vazhdimësia e stafit teknik po fiton, nuk ka më siguri me një ecuri të tillë. Problem, megjithatë, për ata që mendojnë në rokadën e stolit të “Zonjës së Vjetër” është mungesa e alternativave dhe aspekti ekonomik i historisë, duke qenë se Allegri ka ende një kontratë të vlefshme për dy sezonet e ardhshme, prej 7 milionë neto, plus 2 milionë bonuse në vit.

    [the_ad id="78756"]

    A ka alternativa të mundshme? Emri i Roberto De Zerbit, i qarkulluar në orët e fundit, është fshirë pas nënshkrimit me Brighton. Ëndrra do të ishte Zinedine Zidane, por pasi ka refuzuar 20 milionë në sezon nga PSG, francezi është në pritje të pankinës së kampionëve të botës në fuqi, pas “Katar 2022”.

    Thomas Tuchel merr 8 milionë euro nga Chelsea, pavarësisht shkarkimit, megjithëse dekreti i rritjes mund të zbusë pjesërisht investimin. Ndër mundësitë është edhe vijimi kështu deri në fund të sezonit për të synuar pastaj Antonio Conte, sot te Tottenham, apo Igor Tudor, trajner i Olympique Marseille.

    Paolo Montero sot për sot konsiderohet si një “bast” shumë i madh për drejtuesit. Për këtë arsye, tani për tani po vazhdohet me Max Allegrin.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.