Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Kamishi shqyen në Kuvend veshjen që përdorin mjekët në QKUK, akuzon VV-në për hajni

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë Kurti për blerjen e pajisjeve mbrojtëse për mjekët dhe stafin shëndetësor. Ai madje ka marrë një veshje të cilën përdorin mjekët në QKUK dhe e ka shqyer, duke deklaruar se për to është paguar çmim i lartë, por nuk kanë qenë aspak mbrojtëse, raporton Express

    Haxhiu ka akuzuar VV-në se një aktiviste e partisë ka fituar tenderin për furnizim me mjete mbrojtëse, në kohën e ministrit Vitia.

    [the_ad id="78756"]

    “Me vetëm një kompani, ka përfituar gjatë pandemisë mbi 3 milionë euro, një kompani e afërt dhe e udhëhequr nga një aktiviste e Vetëvendosjes, Lego Company, përfitoi kontrata mbi 3 milionë euro gjatë kohës së pandemisë dhe ato kontrata i nënshkroi ministri Vitia. Në ato kontrata, nuk parashihej prodhuesi për produktin, parashihej veç çmimi, sasia por jo edhe kualiteti”, ka deklaruar Haxhiu.

    Ai ka marrë në foltore një veshje mbrojtëse që kanë përdorur mjekët në QKUK dhe e ka shqyer.

    Sipas tij, arsyeja pse numri i punëtorëve shëndetësorë të infektuar me koronavirus ka qenë i lartë, janë edhe këto rroba mbrojtëse për të cilat ka thënë se nuk kanë qenë cilësore.

    “Prandaj të nderuar kolegë deputetë, duhet me e pa çka kemi pagu 12 euro dhe 8 euro e gjysmë. Kjo është një veshje mbrojtëse që është paguar gjatë qeverisë, kjo është veshje mbrojtëse, 12 euro e 20 centë e ka kontraktuar Qeveria, kjo është maska 95 centë, është dashur të ketë filtër të nderuar kolegë, por Arben Vitia ka nënshkruar kontratë pa ia caktu prodhuesit dhe filteri u është vjedhë. Ky është modeli dhe veshja mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë, kjo është arsyeja pse tani kemi mbi 1 mijë e 800 punëtorë shëndetësorë të infektuar dhe mbi 30 punëtorë shëndetësorë të vdekur, sepse nuk ka pasur mbrojtje për ta”, ka thënë Haxhiu.

    Ai ka akuzuar Qeverinë Kurti për vjedhje të pajisjeve mbrojtëse gjatë pandemisë, ndërkaq Qeverinë Hoti për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

    “Janë vjedhë maska, pajisje mbrojtëse, në barna e deri në thasë të kufomave është vjedhur në Qeverinë Kurti, e kjo tjetra pas tij shkoi deri në Thesar me vjedhë”, ka thënë Haxhiu.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.