Xhevat Nebihu i lindur 20.11.1974 në Vajnik të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në Vajnik, ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin “Ramiz Sadiku” në Skënderaj – drejtimi: matematikë natyrore.
Ai vazhdoi studimet pët t’u diplomuar në Shkollën e lartë pedagogjike “Xhevdet Doda” në Prizren. Po ashtu, në vitin 2014/15 vazhdoi studimet në fakultetin e edukimit ku kreu BACHELOR -katër vjeçar Matematikë-Informatikë.
Si mësimdhënës i matematikës punoi që nga viti ’99 ku edhe sot punon në SH.M.L.P “Anton Çetta” në Skënderaj. Gjatë luftës së fundit ai ishte ushtar i UÇK-së. Si veteran i UÇK-së dhe si profesor i shkollës së mesme “Anton Çetta”, Xhevati, njihet për parimësinë dhe vendosmerinë e tij. Me të njëjtën vendosmëri dhe parimësi ai i ka hyrë garës për të qenë këshilltar komunal.
Xhevat Nebihu mban numirn 5 në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
✔144
✔5
VVendosmeLËVIZJEN!