Kane Tanaka, personi më i vjetër i gjallë në botë, mbushi 119 vjeç të dielën, sipas një postimi në Twitter të publikuar nga stërmbesa e saj, Junko Tanaka.
“Arritje e madhe. (Kane Tanaka) mbushi 119 vjeç”, shkroi Junko në Twitter, me një fotografi të stërgjyshes së saj, të cilën e pa në dhjetor. “Shpresoj se do të vazhdoni ta jetoni jetën me gëzim dhe në maksimum.”
Junko ndau një foto në Twitter të dy shisheve të Coca-Cola-s që Tanaka iu dhanë për ditëlindjen e saj, etiketat e personalizuara me emrin dhe moshën e saj, raporton CNN.
“Dhurata e ditëlindjes 1: Prezantimi i dhuratave të marra për ditëlindjen e Kane. Vlerësoj vërtet këtë dhuratë. Kompania Coca-Cola bëri një shishe për ditëlindjen. Duket se (Kane) po pi ende Coca-Cola si zakonisht”, shkroi Junko në Twitter.
Junko foli për CNN në mars të vitit 2021, kur stërgjyshja e saj po përgatitej të mbante pishtarin olimpik përpara Lojërave Olimpike ” Tokio 2020″. Ajo hapi llogarinë në Twitter në janar të vitit 2020 për të përkujtuar jetën e Tanaka-s.
Tanaka ka jetuar nëpër një mori ngjarjesh historike, duke i mbijetuar dy luftërave botërore dhe gripit spanjoll të vitit 1918. Ajo ka përjetuar 49 Lojëra Olimpike verore dhe dimërore.
Libri i Rekordeve Botërore “Guinness” e njohu atë si personin më të vjetër të gjallë në botë në vitin 2019.