[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se të dielën njësia A3 është ndalur si pasojë veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit.
“Në këtë drejtim ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale”, thuhet në njoftim.
[the_ad id="78756"]
Kjo korporatë thotë se do të punojnë që qytetarët mos të kenë ndërprerje të energjisë elektrike.
“Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit”, thuhet tutje në njoftim.