Ajo ka bërë postimin e saj të parë në rrjete sociale pas ngjarjeve të fundit me Ukrainën.
Kazka përmes një fotografie ka shkruar një mbishkrim, lidhur me situatën në vendin e saj.
Në profilin zyrtar në “Instagram”, ka ndarë imazhin teksa mori edhe shumë komente dhe pëlqime nga mijëra ndjekësit.
“Në shkurt, një ylber i ndritshëm u shfaq dy herë në qiellin mbi Kiev! Vetëm në mes të dimrit! Harku i tij shumëngjyrësh në sfondin e reve të zymta ishte një shenjë e mirë. Për të gjithë ne. Për Ukrainën. Dhe sot të gjithë qëndrojmë # pranë njëri-tjetrit dhe themi me zë të lartë: jemi dhe e vërteta është në anën tonë! Dhe e gjithë bota na dëgjon! Faleminderit të gjithëve që kujdesen për ne sot dhe na mbështesin”, ka shkruar këngëtarja.
Ndryshe, reagime të shumta për situatën në Ukrainë ka pasur edhe nga artistët shqiptarë.