Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Këshilltari i Blinken i kërkon Kurtit shtyrjen e afatit për targat: Mos të ketë konsfiskme apo gjoba ndaj serbëve

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar me kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me situatën e krijuar për targat.

    Edhe pse Kurti në njoftimin e tij në Twitter, tha se ka biseduar për çështjen e sundimit të ligjit, Chollet ka dhënë detaje të tjera të bashkëbisedimit.

    [the_ad id="78756"]

    Chollet ka theksuar se me Kurtin ka biseduar për shmangie të tensioneve si dhe shtyrje të zbatimit të vendimit për targat.

    Tutje ai tha se nuk duhet të këtë konsfiskme apo gjoba ndaj serbëve.

    “Fola me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, sot për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjes së zbatimit të rregullave të reja të targave, pa konfiskime apo gjoba. Gjithashtu diskutuam për partneritetin tonë dhe synimet e përbashkëta për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, ka thënë Chollet.

    Menjëherë pas kësaj, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shpërndarë ‘twettin’ e Chollet, duke thënë se e është e rëndësishme shtyrja e vendimit për targat në mënyrë që të shmangen tensionet.

    “Ne dënojmë gjithashtu veprimet për të frikësuar ose hakmarrë ndaj atyre serbëve që kanë ndërruar targat e tyre në RKS”, ka thënë Hovenier.

    Ndryshe, deri më 31 tetor, sipas Qeverisë së Kosovës, serbët në veri mund të pajisen me targa RKS dhe t’i zëvendësojnë targat që i kanë me akronime serbe për qytetet e Kosovës, sikurse KM, PZ, PR e të ngjashme.

    Deri më tani, vetëm 20 makina janë riregjistruar në RKS, dhe ky numër i vogël – krahasuar me afër 10.000 makina sa besohet se kanë targa të tilla në Kosovë – sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, është për shkak “të frikësimit” të serbëve.

    Insitucionet e Kosovës kanë thënë se nga 1 shtatori, ka regjistruar tri incidente të sulmeve ndaj serbëve që i janë përgjigjur kërkesës për riregjistrimin e makinave.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.