Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Kështu e rrahu fëmijën 4 vjeç edukatorja në çerdhen “Nina”

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Të hënën një edukatore e Kopshtit “Nina” në Mitrovicë e goditi me shuplakë një 4 vjeçar për të cilin po kujdesej. Rastin e njoftoi menaxherja e institucionit tek drejtoresha, e kjo e fundit u tregoi prindërve.Këta vendosën ta largojnë fëmijën nga kopshti dhe iu drejtuan organeve të rendit

    “Është fëmijë prematur, është i lindur në muajin e shtatë 1 kilogram e 128 gr dhe ka ngecje, ka dyshime për autizëm ende nuk fole. Dyshimi im është që nuk është hera e parë, sa herë ka ardhë djali pasi e kemi marrë nga çerdhja kur ja kom pa flokët, grushtin e flokëve, i thosha gruas a janë duke i rënë flokët djalit, a çka është tu ndodhë, diçka nuk është në rregull. Pastaj kam vërejtur do shenja të vogla, veshët e skuqur, djali është i urtë është hiperaktiv por jo agresiv, nuk i ngucë fëmijët e tjerë.” tha babai i djalit, Shefki Ibrahimi.

    [the_ad id="78756"]

    Ai dyshonte se kishte ngacmime nga fëmijët e tjerë të kopshtit, por s’i kishte shkuar mendja asnjëherë te edukatoret.

    E drejtuesja e këtij institucioni Agnesa Shipoli-Nika e pranon se katërvjeccari u godit nga edukatorja, por mohon se ky veprim ka ndodhur edhe më parë.

    “Nuk po dua me fajësu as me shfajësu edukatoren, deri në atë ditë ka qenë një ndër edukatoret më të sjellshme dhe kujdesshme sa i përket kopshtit, ka ndodhë një sulm në afekt që është i patolerueshëm, jo profesional.” deklaroi Shipoli Nika.

    Ajo tregoi se edukatorja është larguar nga puna menjëherë pas rastit. Televizioni ka kontaktuar këtë të fundit gjatë ditës, por e njëjta ka qenë e paqasshme dhe nuk i është përgjigjur as mesazheve.

    E zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka bërë të ditur se është iniciuar rast për “Keqtrajtim ose braktisja e fëmijës” dhe se hetimet janë duke vazhduar.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.