Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Këta janë babë e bir të arrestuar për dallavere në testin për patentë-shoferë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ismet Muhaxheri (1968) dhe Berat Muhaxheri (1988), babë e bir, kanë përfunduar sot në pranga të policisë në Prishtinë, si të dyshuar për dallavere në dhënien e provimeve për patentë-shoferë, raporton IndeksOnline.

    Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se të dyshuarit kanë në pronësi autoshkollën “Anita”, e cila ndodhet në lagjen ‘Ulpianë’ në Prishtinë.

    [the_ad id="78756"]

    Gjatë kontrollës së policisë në autoshkollë, janë gjeture teste që besohet të jenë origjinale të cilat i posedonte vetëm Ministria e Infrastrukturës.

    Lajmin për arrestimin e Ismetit dhe Beratit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    “Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me Departamentin e Krimeve të Rënda nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘marrje e ryshfetit në sektorin privat’ dhe “bashkryerja”. Me datën 14.02.2023 pas hetimeve intensive disamujore të zhvilluara nga hetues të krimeve ekonomike, është realizuar një urdhëresë e gjykatës, me ç’rast është kontrolluar një autoshkollë në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar se pronari i saj në këmbim të parave ua kryen provimet teorike dhe praktike për patentë shofer kandidatëve të interesuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe janë sekuestruar si prova materiale: Pesë (5) folderë me kopje të testeve që dyshohet se janë të njëjta me teste për patentë shofer, një (1) folder me të dhënat e kandidatëve si dhe – dy (2) pajisje që janë përdorur nga të dyshuarit për komunikim në largësi.

    Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit të dy personave të dyshuar, ndaj tyre është lëshuar aktvendimi për ndalim 48 orë dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.