Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Këta janë disa prej personave më të rrezikshëm në Kosovë, Policia në kërkim të tyre

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Dhjetëra persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për vepra të ndryshme kriminale.

    Fotografitë e personave që janë në kërkim policor janë publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës.

    [the_ad id="78756"]

    Demokracia.com ka kërkuar nga policia numrin dhe emrat e personave që janë shpallur në kërkim dhe që për arrestimin e tyre është kërkuar bashkëpunimi i qytetarëve të Kosovës.

    “Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë qe ne uebfaqen e Policisë së Kosovës dhe Facebook-un zyrtar ne bëjmë publikimin e vazhdueshëm të personave në kërkim duke bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë. Prandaj, luteni që të ju referoheni këtyre adresave”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Policisë së Kosovës për Demokracia.com.

    Ata, po ashtu, kanë bërë të ditur se ekziston bashkëpunim i vazhdueshëm me të gjitha autoritetet vendore dhe ndërkombëtare.

    Në ueb faqen e Policisë së Kosovës figurojnë 30 persona në kërkim.

    Elton Arifaj 

    Më 4 shkurt, Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i dyshuar është:  ELTON (Arif ) ARIFAJ i lindur me 13.09.1985 në Pejë.
    I dënuari është i kërkuar për veprën penale:  1- (një) rast për veprën penale “Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge”. I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Prishtinë.

    Në kërkim është edhe një person i paidentifikuar. Ai kërkohet nga Prokuroria Themelore e Prizrenit për veprën lëndim i lehtë trupor.

    Në kërkim është u shpallur edhe Edon Bytyqi. Ai po kërkohet për veprat blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

    Po ashtu, në kërkim është shpallur edhe Fatos Hoxha. Ai po kërkohet për një sërë vjedhjesh. Sipas Policisë ndaj tij janë aktive rreth 30 urdhërarreste të lëshuara nga organet kompetente. 

    Nga Policia po kërkohet edhe Faton Spahiu. I pandehuri është i kërkuar për veprat penale sipas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan: vjedhje të rëndë, armëmbajtje pa lejedhe posedim të substancave narkotike dhe për vepra të tjera penale.

    Për veprat shpërdorim i pasurisë së huaj dhe mashtrim po kërkohet edhe Anton Bajramaj.

     Në kërkim është Aron (Halit) Rexhaj. Ai po kërkohet për veprën penale: blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

     Për veprën grabitje në tentativë është në kërkim edhe Egzon Shaqiri, shkruan Demokracia.com. Policia e Kosovës në hetimin penal që po zhvillon për ndriçimin e gjendjes faktike rreth dyshimeve për veprën penale të “Mashtrimit”, nga neni-323 i KPRK-së me qëllim të lokalizimit të vendndodhjes dhe marrjes së informacioneve me interes të veçantë për hetimet kërkon nga publiku i gjerë që çfarëdo informacioni që ka në lidhje me të dyshuarin Rexhep Sinani, 63 vjeç, mashkull, shtetas kosovar, të njoftoj policinë në çfarëdo formë të mundshme.

    Për veprën dhunim po kërkohet edhe Sadat Fejzi.

    Branislav Rakic

    Në kërkim sipas webfaqes së Policisë është edhe Ratmoir Bozovic.

    Policia e Kosovës në hetimin penal që po zhvillon për ndriçimin e gjendjes faktike rreth dyshimeve për rastin e veprës penale të “Falsifikimit të Parasë” nga neni-296 i KPRK-së, të ndodhur në fshatin Tërstenik, komuna e Drenasit, kërkon nga publiku i gjerë kontributin e tyre me çfarëdo informacioni që ka, me qëllim të përcaktimit të identitetit të të dyshuarit të implikuar në rast. 

     Po ashtu, në kërkim është edhe Ridvan Ademi, i cili është i dyshuar për disa grabitje.

    Po ashtu, në kërkim është edhe Dusan (Dragoljub) Jovanovic.

    Për disa grabitje kërkohet edhe Leutrim Latifi. 

    ë kërkim nga Policia është edhe Kastriot Shala. /Demokracia.com/
     

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.