[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Superliga e Kosovës në futboll është gati për ta përfunduar edicionin 2021/22.
Vetëm edhe dy xhiro kanë mbetur deri në fund të këtij sezoni i cili ishte mjaft interesat, shkruan Gazeta Olle.
[the_ad id="78756"]
Lista e golashënuesve në këtë edicion është e mbushur me futbollistë të cilët kanë pasur një vit fantastik individual.
Gerhard Progni është i pari në listë me 21 gola të realizuar pas 34 xhirove të luajtura.
Sulmuesi nga Tropoja e Shqipërisë ndjeket pas nga Kreshnik Uka i Drenicës me 18 gola.
Pozitën e tretë në këtë listë e ndan Ermal Krasniqi i Ballkanit dhe Marko Simonovski i Dritës me nga 15 gola.
Top 5-shen e përmbyll mbrojtësi i Prishtinës, Besnik Krasniqi që ka regjistruar 11 gola gjithsej.
