Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Këto janë tri rrenat e Bekim Haxhiut – Kamishit sipas Hysni Mehanit

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Kryetari i qendrës së Levizjës Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, ka përgenjeshtruar deputetit e PDK’së, Bekim Haxhiun i cili në emisionin DPT në Telvizionin T7 ka thënë së kjo parti ka pënguar punën e Bekim Jasharit dhe ka bërë kallëzim penal ndaj tij dhe se është terhequr nga gara vetëm së e ka ditur që fuqia e tyre është e vogel në këtë qytet.

    Mehani aludimet e Bekim Haxhiut i ka quajtur gënjeshta dhe hipokrizi.

    [the_ad id="78756"]

    “Tri gënjeshtra, një e vërtetë dhe një hipokrizi nga Bekim Haxhiu qenkan thëne në një televizion, paska përmendur edhe emrin tim”, ka shkruar Mehani në facebook

    Postimi i Plotë i Mehanit në Facebook

    Reagim
    Tri gënjeshtra, një e vërtetë dhe një hipokrizi nga Bekim Haxhiu qenkan thëne në një televizion, paska përmendur edhe emrin tim.
    Gënjeshtra e parë, asnjë kallëzim penal nuk e kam bërë kundër Bekim Jasharit. Unë kam bërë kallëzime penale kundër dukurive që i kam konsideruar si shkelje. Pra, kam denoncuar fenomenin. Është përgjegjësi e prokurorisë t’i gjejë përgjegjësit dhe t’iu vëj emër. Jo e imja. Një njeri që i ka veç dy lidhje e din këtë gjë. Por, Kamishi këtë e thotë me sherr.
    Ka një rast kur kam përmendur emra kur kam bërë kallëzime penale, dhe ata emra janë të Fadil Nurës dhe Sami Lushtakut.
    E, unë, prapë po i zotohna Kamishit, që çdo shkelje që e gjej kam me e çu në prokurori, ka shumë gjasë që emri Bekim mbetet, por mbiemri bëhet Haxhiu për këto shkelje.
    Gënjeshtra e dytë, në vitin 2017, le ta gjej veç një qytetar, që unë si kandidat apo aktivistët e Lëvizjes ia kanë lypur votën për kryetar. Veç një, hiç ma shumë. Kemi qenë në proces për ta përligjur atë, por e kemi mbështetur Bekim Jasharin. Këtë gjë e din shumë mirë Kamishi, por siç duket gënjeshtrën e ka profesion.
    Gënjeshtra e tretë, Lëvizja VETËVENDOSJE! në Skënderaj i ka mbi 20% të votave. PDK në nivel vendi i ka 17%. Pra, ma minore është PDK në Kosovë, se sa Lëvizja në Skënderaj. E megjithatë PDK po garon në të gjitha komunat e Kosovës.
    Tërheqjen e kandidaturës e kam sqaruar një herë, nuk e përsëris për një mashtrues e hipokrit si Kamishi.
    Gënjeshtra tjetër, që qeveria Kurti e ka ndalë buxhetin është asi gënjeshtre që Kamishi e pin me kafen e mëngjesit, nuk ia vlen të komentohet hobi i njeriut.
    E vërteta që e tha Kamishi, është së PDK-së nuk ja nin për UÇK-në, dhe së PDK ka dalë kundër vlerave të UÇK-së. PDK gjithë ka qenë kundër vlerave të UÇK-së, veçse tash ja ka hequr peten lakrorit, siç thotë populli. Me pasë qenë PDK e Kamishi në mbrojtje të vlerave të UÇK-së, deputetët e saj i kishin dorëzuar mandatet e nuk e kishin votuar gjykatën speciale.
    Hipokrizia e Kamishit, qytetarët e Skënderajt e dinë, që kur kanë ndodhur përplasjet në degën e PDK-së në Skënderaj, Kamishi ka qenë iniciator i këtyre përplasjeve dhe ka qenë në anën e të pakënaqurëve të PDK-së.
    Kur erdhi koha me kandidu për deputet, Kamishi e la Bekim Jasharin, i paloi veshët dhe shkoi në kampin e të kënqurëve të Sami Lushtakut. U bë deputet, e pasi u bë deputet iu kujtua sërish se kush është Bekim Jashari dhe familja për nga vjen ai. Këtë gjë e kishte harruar kur i duhej mbështetja e Sami Lushtakut për t’u bërë deputet. Hipokrizitë dhe hipokritët e kanë lodhur këtë popull. Bollni ma.
    Kamishi që bëhet së e mbështet Bekim Jasharin, qëllimin e ka me e irritu votuesin e Lëvizjes dhe gjithë votuesin opozitarë, duke i konsideruar të vegjël e të parëndësishëm, por nuk ka me ja dalë, sepse votuesi i Lëvizjes e votuesi opozitarë e njeh shumë mirë Kamishin.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    “Stinët i ndërrojnë rolet”, dimër i thatë e pranverë me borë

    Bankruptcy Solutions — Factors to Consider Just before Filing Individual bankruptcy

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.