Paulo Dybala mbetet një çështje e nxehtë ende e pazgjidhur tek Juventusi.
Sulmuesit argjentinas i përfundon kontratën këtë verë dhe mbërritja e Vlahovicit ka reduktuar rolin e tij në skuadër.
Bardhezinjtë nuk duan ta humbin atë dhe po përgatisin një ofertë prej 7 milionë eurosh neto në sezon, por kanë shumë konkurrencë.
Një nga klubet që është seriozisht i interesuar për shërbimet e tij është Interi, kampioni aktual i Serisë A dhe që po lufton për të ruajtur titullin.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, zikaltrit do të donin të hiqnin qafe lojtarë të tillë si Arturo Vidal dhe Matías Vecino për të ulur nivelin e pagave dhe për krijuar hapësira për nënshkrimin me sulmuesin e Juves.
Në fakt, Beppe Marotta mësohet se është takuar tashmë me përfaqësuesin e lojtarit të cilit i ka propozuar një pakë prej 7.5 milionë eurosh në sezon plus bonuset.