Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Klubi i Drenicës buze gremines

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Skuadra e Drenicës vazhdon të jetë në krizë të thellë financiare.

    Klubi ka shumë borxhe të grumbulluara dhe tashmë duket se gjendja është shumë e rënduar. Për shkak të borgjeve të mëdha, skuadra nga Skenderaj mund t’i zhvillojë ndeshjet me të rinjtë e klubit, në edicionin e ardhshëm.

    [the_ad id="78756"]

    Trajneri i kësaj skuadre, Tahir Lushtaku tha për ‘GazetaBlic Sport’, se klubi vazhdon të jetë në një situatë të vështirë dhe se nuk ka ndonjë sinjal që gjërat po përmirësohen.

    “Që nga përfundimi i kampionatit, klubi është në një krizë të thellë financiare, me problemet e mëdha që po na shoqërojnë. Duket shumë e vështirë që kjo situatë të kalojë dhe deri më tani nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. Ne si staf i trajnerëve jemi me 5 rroga minus të papaguara, kurse borxhe ka edhe ndaj futbollistëve. Merkato është e bllokuar, kjo për shkak të lojtarëve kryesisht nga Shqipëria dhe jashtë saj, të cilët kanë paraqitur ankesat e tyre. Mëkat i madh që një klub si Drenica të vie në një gjendje të tillë, kur dihet që nuk është larguar asnjëherë Superliga pas luftës, dhe se ka pasur gjenerata që kanë sakrifikuar edhe veten e tyre për t’i shijuar ditët e mira të klubit”, tha fillimisht ai.

    Më pas, Lushtaku foli edhe për të ardhmen e tij, atje ku tha se siç duket do të largohet nga klubi, pavarësisht se ka edhe dy vitet kontrata me klubin.

    “Gjasat janë minimale që të vazhdoj në Drenicë, edhe pse kam edhe dy vite karrierë me klubin. Kur e pranova postin e trajnerit tash e një vit, kishim një plan dhe e dëshmuam me rezultatet tona, por më pas për shkak të situatave politike që po ndodhin në qytet, klubi po penalizohet. Është mëkat për të gjithë brezat që kanë punuar ndër vite dhe kanë dhënë më të mirën për klubin. Problemi për mua personalisht nuk është tek aspekti financiar, por tek gjendja që po mbretëron tek aty. Uroj që të ketë një zgjidhje të këtij problemi, por momentalisht gjërat nuk janë në rrugën e duhur”, përfundoi Lushtaku.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.