Joan Laporta largoi holandezin Ronald Koeman në fund të muajit tetor, duke e zëvendësuar me Xavi Hernandezin. Trajneri i famshëm ka folur për momentin e dhimbshëm të shkarkimit, duke hedhur shigjeta ndaj presidentit “blaugrana”.
“Si më shkarkoi Laporta? Në aeroplan. Një gjë që më lëndoi ishte se lojtarët ishin ulur pas nesh, ndërsa unë duhej të shkoja të ulesha pranë tij. Ai gjithmonë ka thënë se unë jam një legjendë e klubit. Atëherë duhet ta kishte treguar këtë,” – shpjegoi Ronald Koeman.
Koeman është ankuar për mungesën e taktit të presidenti i Barcelonës në sjellje. Këtë e ka bërë pak ditë më parë në një intervistë tjetër në programin “Algemeen Dagblad”. “Menjëherë e kuptova që nuk isha trajneri i Laportës. Nuk më zgjodhi ai. Nuk më dhanë të njëjtën kohë që po i japin Xavit. Pastaj më tha një mijë herë që nuk do ta zgjidhte kurrë sepse i mungonte përvoja. Megjithatë, jam i lumtur që skuadra është më e mirë tani, gjithashtu e shoh De Jong më të përfshirë në lojë.”
Pas disa negociatave të tensionuara, Barcelona pranoi të paguante 10 milionë euro për shlyerjen e Koemanit.