[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Drenasit ka hapur konkurs për pranimin e 8 punëtorëve në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare, shkruan rajoni.net.
Në këtë konkurs janë të përfshira pozitat si: specialistë dhe mjekë të përgjithshëm.
[the_ad id="78756"]
Në bazë të njoftimit, kandidatët duhet të kenë të përmbushura kriteret që kërkohen për këto pozita në bazë të rregullores në fuqi.
Në njoftim thuhet se konkursi do jetë i hapur për 15 ditë nga shpallja ku aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumente tjera të nevojshme që kërkohen për pozitat e lartpërmendura./Rajoni.net/
