Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Komuna e Drenasit i jep tender biznesmenit të afërt me Ramiz Lladrovcin

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Në komunën e Drenasit, tenderin “Ndërtim infrastruktures (Asfaltim dhe kubzim Drenas I, II, III dhe IV)” –  që kap vlerën prej 273,736.10 euro është fituar nga kompania FER PETROL në pronësi të Mehdi Gjokës, zbulon portali rajoni.org.

    No description available.

    [the_ad id="78756"]

    Rajoni mëson se kontrata është nënshkruar 10 ditë me parë [20 shtator, viti 2022]

    Plani dinamik të punimëve në këtë tendër përfshin periudhen prej 30 ditë punë për vitin 2022 dhe 30 ditë punë për vitin 2023

    No description available.

    Por kush është Kompania FER PETROL dhe Mehdi Gjoka

    N.T. “Fer Petrol” njihet si kompani shumë e afërt me pushtetin e Ramiz Lladrovcit dhe të Partisë Demokratike të Kosovës në Komunen e Drenasit, shkruan rajoni.org.

    Mbi dy milionë euro të taksapaguesve kosovare, përmes kontratave publike kaluan në xhirollogaritë e kësaj kompanie private vitet e fundit, raporton rajoni, sipas të dhënave të publikuara nga platforma “Prokurimi i Hapur”, e cila ofron informata të detajuara mbi kontratat e prokurimit publik në Kosovë.

    Kompania, në pronësi të Mehdi Gjokës, përfitoi nga prokurimi publik në Komunën e Drenasit kontrata për ndërtim – kryesisht për asfaltimin e rrugëve.

    No description available.

    Kontratat e lidhura ndërmjet komunës dhe kompanisë “Fer Petrol”, bazuar në të dhënat publike, kapin vlerën e mbi dy milionë eurove.

    “Fer Petrol” brenda 15 muajve (shtator 2018 – nëntor 2019) i kishte fituar 20 tenderë nga komuna e Drenasit.

    Tenderi më i madh që ka fituar “Fer-Petroll” nga komuna e Drenasit, ishte e datës 29 tetor të vitit 2018, ku vlera e përgjithshme e kontratës ishte 328 mijë euro. Ky tender ishte për ndërtimin e rrugës Vuqak – Tërdec dhe është projekt tre vjeçar.

    Një tjetër tender që ka fituar kjo kompani, ishte për ndërtimin e rrugës Gradicë – Zhilivodë dhe asfaltimi i rrugës në fshatin Gradicë dhe Likashan. Vlera e përgjithshme e këtij tenderi është 243 mijë euro, kurse data e nënshkrimit të kontratës u bë me 30 shtator të 2019.

    ‘Fer-Petrol’ i ka asfaltuar edhe rrugët e fshatrave: Baicë, Krajkovë dhe Damanek bazuar në kontratën e nënshkruar në gushtë të vitit 2019 me kontratë hic më pak me se 47 mijë euro e 975 euro, kurse për asfaltimin e rrugëve të fshatrave: Sankoc, Fushticë e Ulët dhe Fushticë e Epërme, “Fer Petroll” e kishte fituar një kontratë tjetër në korrik të vitit 2019 në vlerë prej 32 mijë e 779 euro.

    Tenderi i radhës që kjo kompani kishte fituar ishte për asfaltimin e rrugës locale në Komoram, pastaj me 14 nëntor të vitit 2018 kishte fituar tender në vlerë prej 4 mijë euro për asfaltimin e rrugëve locale Arbri e Tërdec.

    Përveç asfaltimit të rrugëve kjo kompani kishte fituar tender nga komuna e Drenasit edhe për mirëmbajëtjen e rrugëve gjatë sezonit dimëror me vlerë prej 25 mijë e 750 euro.

    Kompania ‘Fer-Petroll’ nga komuna që udhëhiqet nga Ramiz Lladrovcit e ka fituar dy llote të tenderit për rregullimin e shtratit të lumit ‘Drenica’ .

    Vlera e përgjithshme e kontratës është 69 mijë e 500 euro dhe është nënshkruar me 19 qershor 2019.

    Kontrata tjetër për këtë tender, pasi është e ndarë në tri faza, është nënshkruar me 19 gusht 2019, në vlerë prej 48 mijë e 700 eurove.

    Dy kontrata kjo kompani i kishte fituar edhe për asfaltimin e rrugëve në gjashtë fshatra të tjera: Poklek i ri, Poklek i vjetër, Vasilev, Korretic e Poshtme, Korretic e Epërme, Zabel i Poshtëm dhe Zabel i Epërm.

    ‘Fer-Petroll’ është marrë edhe me pastrimin e deponive. Një tender për këtë punë e kishte fituar me 24 maj 2019, për pastrimin e deponive të egra në komunën e Drenasit dhe kontrata kishte vlerën e 12 mijë e 975 eurove. Një tender tjetër e ka fituar për ‘ndërtimin e infrastrukturës, asfaltimin dhe kubizmin në Drenas’, pa u specifikuar se për çfarë rrugë bëhet fjalë. Tenderi e kap shifrën e 132 mijë e 312 euro dhe është nënshkruar me 7 maj 2019.

    Gjithë këta tenderë kompania fatlume ‘Fer-Petrol’ i ka fituar nga muaji shtator 2018 deri më nëntor të vitit 2019,ndërsa vetëm brenda vitit 2019 i ka fituar plotë 12 tenderë nga komuna e Ramiz Lladrovcit.

    Tri kompani të naftës dyshohet se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit mbi 600 mijë euro. Me dokumente të falsifikuara gjoja kanë furnizuar me naftë përfaqësi diplomatike në Kosovë dhe kanë shitur naftën në kompani të tjera.

    Në krye të kësaj skeme dyshohet se janë “HIB Petrol” si dhe “Fer Petrol”.

    LEXO EDHE:

    Qindra mije euro të hyra e mijera euro në xhirollogari, kjo është pasuria ‘milioneshe’ e Ramiz Lladrovcit dhe familjës se tij [DOKUMENT]

    SKANDALOZE: Ramiz Lladrovci ‘rehaton’ nipin në pozite të lartë në Komunë

    “Udhetime në Turqi, shpenzime për derivat e dreka zyrtare”, Komuna e Ramiz Lladrovcit me një ‘mal’ shpenzime

    Ramiz Lladrovci nga 37 premtime, pothuajse gjysmën prej tyre as nuk i ka nisur

    Ramiz Lladrovci fatlum, mbi 85 mijë euro të hyra nga biznesi i familjarit!

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.