Komuna e Drenasit ka publikuar listën e rezultateve të kandidateve të suksesshëm të cilët janë pranuar në poziten “Specialistë të përgjithshëm të shërbimeve sociale”, transmeton portali rajoni.org.
Rajoni mëson se në mesin e të punësuareve edhe ish-kandidatja e LDK-së për kryetare të komunës se këtij qyteti, Anduena Gllareve.
Vendimi për punësimin e saj është marrë [v.j. 1 dhjetor 2022] nga Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, zbulon portali rajoni.org
Kujtojmë qe Komuna e Drenasit tanime ka hyrë për vitin e dytë të qeverisjes, me mandatin e ri të kryetarit Ramiz Lladrovci.
Edhe pse mbi një vit qeverisje, opinioni që në fillim e ka vlerësuar si nisje të dobët qeverisjen e Lladrovcit.
Në ditët në vijim, portali rajoni.org do të raportoj edhe për për punësimet tjera qe po ndodhin dhe do të sjellë detaje ekskluzive për funksionimin e prokurimit në këtë qytet./Rajoni.org/
LEXO EDHE:
Ramiz Lladrovci me shije: ish-asistenten e emëron drejtoreshë
SKANDALOZE: Ramiz Lladrovci ‘rehaton’ nipin në pozite të lartë në Komunë
Ramiz Lladrovcit nuk ia ndien hiç, të sëmurit në QKMF i lë të nxehen me batanije
Komuna e Drenasit i jep tender biznesmenit të afërt me Ramiz Lladrovcin