[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Komuna e Skendarjt ka hapur konkurs përmes të cilit synon punësimin e 2 personave, një pozite si zyrtar për pranim të mallit dhe një pozite zyrtar për transport, raporton portali rajoni.org.
Sipas konkursit publik të shpallur në faqen e Komunës se Skenderajt, atyre që aplikojnë nuk iu kërkohet as diploma e fakultetit e as përvoja e punës.
[the_ad id="78756"]
Në kushtet e vendosura nga Komuna e Skenderajt për ata që aplikojnë, kërkohet një diplomë e shkollës së mesme, nuk kërkohet përvoja e punës, por që duhet të kenë mjohuri të mira komunikuese.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.
Aplikacioni për konkurrim mund ti merrni në zyrën pritës të Komunës ndërsa dokumentacioni dorëzohet në po të njejten zyrë.

