Komuna e Skenderajt ka hapur konkurs përmes të cilit synon punësimin e 10 personave, përkatesisht 5 mësimdhënës dhe 5 punëtoreve teknik, raporton portali rajoni.org.
Sipas konkursit publik të shpallur në faqen e Komuna, atyre që aplikojnë në konkursin për punëtor teknik nuk ju kërkohet as diploma e fakultetit e as përvoja e punës.
Sipas njoftimit, të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave që kërkohen për pozitën përkatëse.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më: 03.10.2022 deri më datën 17.10.2022.
Aplikacioni merret dhe dorëzohet në objektin e komunës, kati i parë, sporteli Nr.13./Rajoni.org/