Një rast i çuditshëm ka ndodhur me komunën e Skënderajt këto ditë, shkruan portali Rajoni.org.
Edhe pse komuna kishte lajmëruar për një pastrim të lumit Klina në rrjetin social facebook, lumi prapë shihet në gjendje katastrofike, siç thotë populli “ibret”.
Për këtë ka reaguar asamblisti i Ideal-it Ilir Ejupi, i cili ka kritikuar këtë qasje të qeverisjes aktuale duke u thënë se janë të saktë vetëm për falcitet e për reklama.
Ai gjjthashtu akuzoi qeverisjen aktuale se e kanë pastruar lumin vetëm 10 metra sa për ta bërë një lajm në facebook, dhe procedurat e tjera pastruese i kanë ndërprerë.
Postimi i tij i plotë:
Këta për reklama e fallcitet numër 1 janë!
Shqetësuese, të dashur qytetarë!
Qeverisja komunale në Skënderaj i pastrojnë 10 metra të lumit vetëm sa për ta plasuar në facebook lajmin, ndërsa gjendja e lumit përgjatë parkut “Idriz Rrecaj” është totalisht e papastër pa e prekur kush me dorë.
Mos e çoni dëm buxhetin, por punoni ndonjë gjë përnjëmend.
VIDEO: