Komuna e Skenderajt përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsim hap thirrjen për aplikim për bursa për vitin shkollor 2021, shkruan rajoni.org.
Këtë vit do të ndahen 100 bursa për 100 studentë, me nga 500 euro për secilin student.
LINKU: https://kk.rks-gov.net/skenderaj/wp-content/uploads/sites/27/2021/12/Bursa-per-student-2021-22.pdf
Kriteret e aplikimit janë:
Të jetë banor i Komunës së Skenderajt;
Të jetë student i rregullt në vitin akademik 2012-2021, në ndonjërin nga universitetet
publike të Kosovës;
Të jetë student i nivelit Bachelor;
Të mos e ketë përsëritur (humbur) vitin akademik;
Të mos jetë në marrëdhënie pune me pagesë, me orar të plotë;
Të mos jetë përfitues i bursave tjera për vitin akademik shkollor 2019/20;
Kriteret për përzgjedhjen e përfituesve të bursave komunale
Përzgjedhja e përfituesve të bursave komunale bëhet në bazë të numrit më të madh të pikëve
totale që merr një kandidat, bazuar në kriteret e specifikuara në tabelën e mëposhtme.
Nëse një kandidat i plotëson më shumë se një nga kriteret/kategoritë e mëposhtme, atëherë
mblidhet totali i pikëve të fituara nga secila kategori (përveç pikëve për notë mesatare, të
cilat i fiton varësisht prej notës mesatare që ka kandidati).
Nëse kandidatët mbesin me pikë të barabarta, atëherë vendoset duke i dhënë përparësi kategorive, ashtu siç janë të renditura