Njëra ndër pikat më të rëndësishme që ka dominuar në takimin e fundit të Komitetit për Politikë dhe Financa të komunës së Skënderajt ishte ajo që kishte të bënte me planifikimin e pronave, shkruan portali Rajoni.org.
Këto prona, për të cilat u diskutua, komuna e Skënderajt parasheh t’i japë me koncesion për vitin e ardhshëm.
Sipas asaj që është parë në materialin e kësaj pike, për të cilin përfaqësuesit e opzitës, grupi “Ideal” kishin votuar kundër, komuna do të jetë mjaft dorëshlirë me prona publike duke dhënë hiç më pak se 53 prona në shfrytëzim.
Shumica prej këtyre pronave do të jenë afatgjatë mirëpo ka edhe të tilla prej 0 deri në 1 vit.
Pra, nëse kjo kalon në seancën e ardhshme i bie që asamblistët e Skënderajt për çdo seancë mesatarisht të japin pëlqimin për pesë prona.