Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Komuna e Skenderajt pranon se ka rritje të shpenzimeve për dreka zyrtare

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Zyra për Informim e Komunës së Skenderajt, nëpërmjetë një komunikate të lëshuar në rrjetin social ‘facebook’ ka bërë një njoftim lidhur me shpenzimet e saj për dreka zyrtare, duke krahasuar shpenzimet e tyre me të qeverisjes Jashari, ka pranuar se ka rritje të shpenzimeve për dreka zyrtare.

    LEXO EDHE: Mijëra euro i kushton një eveniment komunës se Skenderajt në restaurantin e antarës se krysisë se PDK’së

    [the_ad id="78756"]

    “Duke krahasuar vitin e tanishëm me vitin e kaluar, apo edhe dy vite më herët, sigurisht që ka rritje të shpenzimit në kategorinë e drekave zyrtare”, thuhët ndër të tjera në komunikaten e Komunës.

    Komunikata e plotë:

    “Të dashur qytetarë të Skenderajt!

    Për hir të informimit të saktë të opinionit publik, lidhur me raportimet e disa mediave, rreth shpenzimeve për dreka zyrtare, Zyra për Informim e Komunës së Skenderajt, njofton se informatat që kanë qarkulluar në media e që vazhdojnë të qarkullojnë edhe sot, janë të pavërteta dhe jo të sakta.

    Të tilla që raportojnë për shuma prej 10 mijë euro, kanë qëllime të caktuara.

    Në mënyrën më të hapur të mundshme që janë paraqitur edhe në raportin zyrtar të Drejtorisë për Buxhet e Financa, e i cili, përveçse është publik në faqen zyrtare të Komunës, është prezantuar para Kuvendit Komunal, në mbledhjen e fundit, shpenzimet për periudhën raportuese janë saktësisht 7,104.65 euro.

    Asnjë shpenzim nuk është bërë më shumë përtej asaj që është planifikuar më herët. Faktikisht, janë aktivitetet publike e zyrtare që Komuna e Skenderajt i ka organizuar, me pjesëmarrje të mijëra personave.

    Aktivitetet si Dita e Veteranit, 8 Marsi, Darka fundvitit me punëtorët e sektorit publik (Administrata Komunale, QKMF, zjarrfikësit, Qendra për Punë Sociale, Shtëpia e Pleqve, etj), ceremonia e zgjedhjes së sportistit të vitit, organizime të ditëve të shkollave, janë aktivitete që Komuna e Skenderajt e ka për obligim t’i organizojë e mbajë, në shenjë të respektit e nderit të datave të caktuara të rëndësishme.

    Përveç këtyre aktiviteteve që janë realizuar këtë vit, nga shuma prej 7 mijë eurove, është paguar edhe një pjesë e borxhit të mëparshëm, që është trashëguar nga qeverisja e kaluar.

    Duke krahasuar vitin e tanishëm me vitin e kaluar, apo edhe dy vite më herët, sigurisht që ka rritje të shpenzimit në kategorinë e drekave zyrtare.

    Arsyeja e kësaj rritje qëndron te pandemia. Dihet botërisht se një vit më herët, për shkak të masave dhe kufizimeve, Komuna nuk ka organizuar asnjë nga aktivitetet e kalendarit zyrtar, si të tillat të lartcekura.

    Për fatin tonë të mirë si shoqëri, tashmë frymojmë më lirshëm sa i përket rrezikut nga pandemia Covid-19. Rrjedhimisht, Komuna e Skenderajt vazhdon t’i organizojë aktivitetet e parapara kalendarike, duke respektuar datat historike, kulturore e tradicionale.

    Dhe pa asnjë dyshim, çdo shpenzim i buxhetit publik, i publikuar me centë, do të jetë i hapur për secilin që ka interesin të shohë e kuptojë se si po shpenzohet paraja publike”.

    LEXO EDHE:

    Komuna për tre muajt e parë të këtij viti i fshinë “7 pastërma” (Dokument)

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    “Stinët i ndërrojnë rolet”, dimër i thatë e pranverë me borë

    Bankruptcy Solutions — Factors to Consider Just before Filing Individual bankruptcy

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.