Stuhitë e fuqishme që po kaplojnë vendin kohë pas kohe po shkaktojnë dëme të mëdha materiale, por edhe në njerëz.
Kosova është një nga vendet e vetme në rajon pa një system kundër breshërit.
Xhemajl Gashi nga fshati Koliq i Prishtinës e mban mend si fëmijë sistemin raketor që përdorej kundër breshërit.
Një gjë jo shpesh e dëgjuar në këtë kohë, mirëpo para disa vitesh konsiderohej si mburoja më e mirë që shpëtonte të mbjellat.
Po si ka funksionuar ky sistem?
Të gjithë kordinoheshin në bazë të këtij radari që tash është krejtësisht i mbuluar nga korozioni.
Mungesa e tyre po shihet si dëm i madh për bujqit por edhe për vetë shtetin.
Por në mungesë të këtij sistemi, meterologët me anë të parashikimeve të tyre këshillojnë qytetarët në rastet kur ka stuhi.
Përgjatë ditëve në vazhdim në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me reshje dhe stuhi, andaj ka edhe rekomandime për mbrojtje ndaj tyre.
Në ditën kritike ku humbi jetën një qytetar në Prishtinë, erërat regjistruan shpejtësi deri në 65 km/h.
E në ditët në vijim janë paralajmëruar edhe vërshime si pasojë e reshjeve.