Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    ​Kosova, pjesë e takimit të parë të Bashkësisë Politike Evropiane

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Bashkimi Evropian ka ftuar sot liderët e të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe 17 vende të tjera evropiane, në takimin e parë të Bashkësisë Politike Evropiane, i cili do të mbahet në Pragë.

    Ftesat për takim u nënshkruan nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kryeministri çek, Petr Fiala.

    [the_ad id="78756"]

    Krerët e shteteve nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe 17 vendet evropiane, Turqia, Britania e Madhe, Ukraina, Azerbajxhani, Armenia, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Zvicra, Islanda, Lihtenshtejni, Moldavia dhe Gjeorgjia, janë të ftuar të marrin pjesë.

    “Bashkësia Politike Evropiane është një platformë për koordinimin politik për vendet evropiane në të gjithë kontinentin, duke synuar të bashkojë liderët nga vendet evropiane në baza të barabarta dhe në një frymë uniteti, një ose dy herë në vit”, tha zyrtari, i cili nuk pranoi të identifikohej.

    Të gjithë udhëheqësit do të marrin pjesë në një sesion hapjeje dhe në darkën përmbyllëse do të mbajnë bisedime dypalëshe dhe do të marrin pjesë në grupe më të vogla në diskutime në tryeza të rrumbullakëta mbi tema të ndryshme si stabiliteti, energjia, klima, lëvizshmëria dhe ekonomia.
    Krerët e BE-së do të mbajnë një samit jozyrtar të nesërmen.
    Presidenti francez, Emmanuel Macron propozoi në maj krijimin e Bashkësisë Politike Evropiane me pjesëmarrjen e vendeve të BE-së dhe fqinjëve për të adresuar sfidat e përbashkëta politike dhe të sigurisë.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.