Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Kosova po shkon drejt zgjedhjeve?

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Partitë politike në pozitë e opozitë ditëve dhe javëve të fundit kanë pasur takime të ngjeshura me bashkatdhetarët në diasporë. Për njohësit e çështjeve politike ky shihet si një mesazh se ato po përgatiten për zgjedhje.

    Gjatë së dielës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi takime me mërgimtarë dhe me strukturat e partisë së tij në disa shtete të Evropës.

    [the_ad id="78756"]

    Në po të njëjtën ditë, edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi takim me bashkatdhetarët në Lozanë të Zvicrës.

    Rreth dy javë më parë lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, qëndroi në Aragau të Zvicrës, ku u takua me mërgatën atje.

    Të njëjtën gjë si opozitarët e bëri edhe kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Zvicër. Vizitën trijavore në këto vende ai e shfrytëzoi edhe për t’i takuar shqiptarët që jetojnë atje.

    Kryeministri Kurti gjatë një takimi me bashkatdhetarët në SHBA

    Por, cilat janë mesazhet e këtyre takimeve, a po shkon vendi drejt zgjedhjeve dhe a ka përpjekje nga subjektet opozitare për të reduktuar avantazhin Lëvizjes Vetëvendosje në diasporë?

    Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi tha se është e vërtetë se ka elemente që partitë opozitare, por edhe partia në pushtet, po lobojnë që të mbledhin sa më shumë vota dhe simpatizantë në diasporë.

    Sipas tij, kjo jep sinjal edhe që mund të ketë përgatitje për zgjedhje apo rritje të anëtarësisë në diasporë.

    Sa i përket opozitës, Arifi pohoi se i gjithë ky angazhim i tyre në diasporë po bëhet për të reduktuar ndikimin e Lëvizjes Vetëvendosje atje, por shtoi se kjo është politikë e gabuar e të gjitha subjekteve politike.

    “Është politikë e gabuar e partive, përfshirë edhe LVV-në sepse mirëqenia e qytetarit s’mund të rregullohet pasi nuk është në fuqinë e politikës së Kosovës. Ajo që duhet të bëhet është të rregullohet mirëqenia e qytetarit në Kosovë”, deklaroi ai.

    “Sigurisht, duhet të rregullohet ligji që ua lehtëson bashkatdhetarëve votimin në Kosovë, po ashtu vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës dhe duhet të emërohet një zëvendësministre për diasporën. Pra, ka shumë gjëra që mund të bëhen. Por, po shihet një lloj ikje nga realiteti. Dhe partitë po mundohen të ‘thithin’ sa më shumë vota nga diaspora”.

    Arifi tutje shtoi se kjo është një politikë e gabuar dhe lë të kuptohet se ndryshimi real shoqëror nuk ka ndodhur ende.

    “Derisa ka kaq shumë angazhim në diasporë, në Kosovë mirëqenia vetëm po përkeqësohet dhe kjo është shenjë që nevoja e qytetarit të Kosovës nuk po respektohet e as kuptohet”.

    Ndryshe nga Arifi mendon politologu Arbnor Sadiku, i cili thotë se është lajm i mirë që partitë politike në Kosovë e kanë bërë pjesë të agjendës së tyre diasporën kosovare, pasi kjo e fundit ka rol të madh në zhvillimin e jetës politike, si dhe ekonomike të Kosovës.

    Sa i përket mundësisë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje, Sadiku pohon se kjo gjë nuk mund të parashikohet me lehtësi, por sipas tij, kurdo që të mbahen, partitë opozitare janë të vendosura për të marrë pjesën e votueseve të tyre tradicionalë në diasporë.

    “Dhe po ashtu për t’i bërë konkurrencë edhe VV-së, pasi që dihet roli i diasporës në fitoren e zgjedhjeve nacionale të VV-së në Kosovë”, u shpreh ai

    “Ndaj, për fund mund të themi se marrëveshjen e dikurshme midis LDK-së, PDK-së e AAK-së për mos angazhimin e diasporës kosovare në zgjedhjet në Kosovë, e theu së fundmi VV-ja, dhe pas kësaj, nuk ka kthim mbrapa. Të gjitha partitë politike që garojnë për zgjedhje nacionale dhe lokale duhet kenë pjesë të agjendës së tyre të rregullt takimin me elektoratin e diasporës sikurse me atë të Kosovës, sepse ata janë pjesa më vitale e ekzistencës së shtetit të Kosovës”.

    Si votoi diaspora në zgjedhjet nacionale të 14 shkurt?

    Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021, nga diaspora kishin votuar 56 mijë e 610 qytetarë.

    Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LVV fitoi 44,252 vota nga mërgimtarët. Pas saj, me shumë më pak vota u radhit PDK-ja e cila mori 5,032 vota. LDK-ja ishte e treta me 4,287 dhe në fund AAK-ja me 1,112 vota.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Kjo është gjendja shëndetësore e të riut nga Qirezi i Skenderajt, që u plagos nga dorasi i mitur

    Tradhtia e burrit shkakton konflikt mes çiftit në Skenderaj: 35-vjeçari e sulmon gruan, e kërcënon se do ta vrasë atë dhe veten

    Ndikimi i Rusisë në Kosovë dhe milionat e investuara

    Ky është i riu qe u therr për vdekje me thikë nga një person ende i paidentifikuar nga Policia, pas një mosmarrëveshje në trafik

    Norvegjia jep lajmin se do ta mbyllë Ambasadën në Kosovë

    Dugolli në Senat pranon fajin për plagjiaturë: Dënomëni, kam gabu që i kam besu Ardian Kastratit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.